Aktualitet

DETAJET: Ja kush është 50-vjeçari që iu bë atentat në Sarandë, dyshohet se ka lidhje me plagosjen e policit një natë më parë

Thimjo Rubati është personi që ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Sarandë.

Mësohet se ai është me dy emra dhe me precedentë të mëparshëm

Sandër Rubati është identiteti i dytë i tij.

Ai rezulton i arrestuar edhe për trafikim minorenësh.

Dëshmitë e para flasin se është qëlluar nga dy persona të maskuar që lëviznin me motomjet.

Dyshohet se ngjarja e sotme ka lidhje me atë të një nate më parë, kur u plagos një polic.

Kjo, pasi Andrea Rubati, 27 vjeç, është një nga personat që u përfshi në dhunën ndaj efektivit të policisë në Sarandë një natë më parë.

Për shkak të mbiemrit po hetohet nëse i riu ka lidhje familjare me të plagosurin sot.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht shumë afër vendit ku u dhunua polici.

Rezulton i arrestuar edhe për trafikim minorenësh.