Opinion

Frank Shkreli: Në “Ditën e Evropës”, 9 maj, 2026 shqiptarët evropianë, pa Evropë

Si e tradhtoi klasa politike shqiptare fatin perëndimor të Kombit

Nga Frank Shkreli * Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë*

Në të vërtetë, shqiptarët që nga koha e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu e këtej, kanë qenë një mur, mbrojtës i qytetërimit evropian. Me gjak, sakrifica dhe qendresë, Kombi shqiptar ka mbrojtur identitetin e vet perëndimor m’u në zemër të Ballkanit dhe kontinentit evropian, edhe atëherë kur Evropa shpesh heshti përball fatit të shqiptarëve. Por ironia më e madhe sot është kjo: armiku më i madh i Shqipërisë modernë nuk rezultoi të ishin pushtuesi e huaj, por shqiptarët vet e vet klasa politike

9 Maji, Dita e “Evropës”, 2026 është një ditë reflektimi për popujt që e lidhën fatin e tyre me qytetërimin perëndimor, me demokracinë liberale, shtetin ligjor dhe dinjitetin njerëzor. Për shqiptarët, kjo ditë duhej të ishte gjithashtu një festë natyrore e identitetit kombëtar evropian, historik e kulturor. Sepse shqiptarët kanë qenë ndër popujt më pro-evropianë në kontinent, ndoshta më shumë se vetë disa kombe anëtare të Bashkimit Evropian (BE). Në të vërtetë, shqiptarët që nga koha e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu e këtej, kanë qenë një mur, mbrojtës i qytetërimit evropian. Me gjak, sakrifica dhe qendresë, Kombi shqiptar ka mbrojtur identitetin e vet perëndimor m’u në zemër të Ballkanit dhe kontinentit evropian, edhe atëherë kur Evropa shpesh heshti përball fatit të shqiptarëve. Por ironia më e madhe sot është kjo: armiku më i madh i Shqipërisë modernë nuk rezultoi të ishin pushtuesi e huaj, por shqiptarët vet e vet klasa politike shqiptare e tri dekadave të fundit, për fat të keq, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, që siç duket nuk e duan antarësimin e shqiptarëve në BE. Frank Shkreli: Klasa politike në Shqipëri dhe në Kosovë po tradhëton shpresën dhe besimin e shqiptarëve për të ardhmen | Gazeta Telegraf

Politikanët shqiptarë kanë folur dhe flasin për Evropën duke premtuar integrim të shpejt, por në të vërtetë, ndërtuan një sistem vlerash anti-evropiane. Ata premtuan drejtësi, por mbrojtën pandëshkueshmërinë. Premtuan institucione demokratike, por ndërtuan pushtete personale. Në vend të shtetit ligjor, u ngrit shteti i korrupsionit. Në vend të elitës kombëtare u krijua kasta e oligarkëve politikë. Ndërkohë që qytetarët shqiptarë vazhdojnë të largohen, masivisht, drejt vendeve të BE-së për të kërkuar punë, siguri, meritokraci dhe dinjitet, politika shqiptare vazhdon të prodhojë krizë, konflikte politike dhe tranzicion të pafund.

Ja ku janë sot shqiptarët në Ditën e Evropës, 9 maj, 2026. Ata mbeten, paradoksalisht, “Evropianë, pa Evropë”. Jo për shkak të mungesës së dëshirës së popullit për integrim të plotë në Evropë, por për shkak të dështimit të vazhdueshëm të klasës politike shqiptare, e cila për më shumë se tri dekada, jo vetëm, nuk ka plotësuar kriteret për antarësim, ndonëse e ka përdorur integrimin evropian si slogan elektoral dhe jo si projekt kombëtar. Pas shembjes së Murit të Berlinit, dhe “tranzicionit post-komunist”, Shqipërinë e shqiptarët nuk i pengoi historia, gjeografia apo identiteti që të ishin tanimë antarë me të drejta, përgjegjësi dhe detyrime. Shqiptarët vazhdojnë të pengohen, nga korrupsioni, kapja e shtetit, klientelizmi dhe mungesa e elitës shtetformuese. E vërteta e kësaj gjndjeje të mjerueshme, është e hidhur. Shqipëria nuk mbetet jashtë Bashkimit Evropian sepse shqiptarët si komb nuk e meritojnë një antarësim të tillë. Shqipëria mbeti jashtë Evropës, sepse politika shqiptare e të ashtuquajturit “tranzicion demokratik” post-komunist, shkatërroi  për dekada tani, me sjelljet e saj politike  mundësinë historike të një kombi të tërë. Me 1991, shqiptarëve iu premtua një “Shqipëri si e gjithë Evropa”, rikthimi në familjen natyrore evropiane, aty ku e kishte vendin, historikisht. Politikanët “post-komunistë”, premtuan në atë kohë se sakrificat e shqiptarëve nën diktaturën komuniste do shpërbleheshin me liri-demokraci, të drejta të barabarta, drejtësi, zhvillim ekonomik dhe dinjitet kombëtar. Por çfarë ndodhi në të vërtetë ?  Politikanët shqiptarë kanë folur dhe flasin për Evropën duke premtuar integrim të shpejt, por në të vërtetë, ndërtuan një sistem vlerash anti-evropiane. Ata premtuan drejtësi, por mbrojtën pandëshkueshmërinë. Premtuan institucione demokratike, por ndërtuan pushtete personale. Premtuan ekonomi tregu, por krijuan oligarki të lidhura ngusht me politikën. Në vend të shtetit ligjor, u ngrit shteti i korrupsionit. Në vend të elitës kombëtare u krijua kasta e oligarkëve politikë. Në vend të demokracisë funksionale është themeluar kultura e pandëshkueshmërisë dhe e mashtrimit publik. Ndërkohë që qytetarët shqiptarë vazhdojnë të largohen, masivisht, drejt vendeve të BE-së për të kërkuar punë, siguri, meritokraci dhe dinjitet, politika shqiptare vazhdon të prodhojë krizë, konflikte politike dhe tranzicion të pafund. Eksodi i të rinjve, sidomos, është aktakuza më e rëndë ndaj këtij sistemi të krijuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Kur rinia largohet, nuk ikën vetëm fuqia punëtore. Me ikjen e rinisë, largohet besimi tek shteti. Ironia më e madhe është se shqiptarët janë ndoshta populli më pro-amerikan dhe më pro-evropian në Ballkan, por kanë shtetin më pak funksional në raport me aspiratën e tyre perëndimore. Shqiptarët shkojnë drejt Perëndimit, ndërsa politika i mban peng. Në Ditën e Evropës, 206 duhet thënë qartë se integrimi nuk është një proces teknik, por proces moral dhe civilizues. Nuk mjafton të “hapen” kapituj negociatash nëse vendi mbetet i mbyllur nga korrupsioni, frika dhe propaganda. Evropa nuk është vetëm financim apo burokraci. Mbi të gjitha, Evropa është kulturë përgjegjësie politike ndaj qytetarëve. Dhe pikërisht këtu ka dështuar elita politike shqiptare.  Shqipëria humbi vite historike  nga të dy partitë kryesore shqiptare, duke zëvendësuar shtetin me partinë, meritën me militantizmin partiak, duke venë mbijetesën e pushtetit, mbi interesat kombëtare.

Në vend që të ndërtonte institucione të forta, politika shqiptare ka krijuar varësi. Në vend që të prodhonte elitë, prodhoi servilizëm. Në vend që të forconte demokracinë, normalizoi arrogancën dhe kontrollin. Por megjithë këtë pesimizëm, shpresa dhe ëndërra e shqiptarëve për antarësim të plotë nuk është shuar. Ai jeton tek qytetarët, tek diaspora, tek rinia që ende beson se Shqipëria mund të bëhet shtet normal. Sepse, Evropa për shqiptarët nuk është thjesht destinacion politik por është rikthim tek vetja dhe vlerat evropiane.

Eksodi i të rinjve, sidomos, është aktakuza më e rëndë ndaj këtij sistemi të krijuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Me ikjen e rinisë, largohet besimi tek shteti. Ironia më e madhe është se shqiptarët janë ndoshta populli më pro-amerikan dhe më pro-evropian në Ballkan, por kanë shtetin më pak funksional në raport me aspiratën e tyre perëndimore. Shqiptarët shkojnë drejt Perëndimit, ndërsa politika i mban peng. Në Ditën e Evropës, 206 duhet thënë qartë se integrimi nuk është një proces teknik, por proces moral dhe civilizues. Nuk mjafton të “hapen” kapituj negociatash nëse vendi mbetet i mbyllur nga korrupsioni, frika dhe propaganda.

Por ky rikthim kërkon  njëherë e mirë një ndarje historike me modelin e vjetër politik të komunizmit. Kërkon lidership që nuk e përdor Evropën, sipas qejfit dhe nevojës për të qëndruar në pushtet, duke e përdorur integrimin si dekor propagandistik dhe jo si standard ndërtimi të shtetit, në përputhje me vlerat dhe politikat e përbashkëta. Integrimi me Evropën, kërkon drejtësi reale, institucione shtetërore funksionale dhe një kontratë të re morale dhe politike me qytetarët shqiptarë. Nëse Dita e Evropës, 9 Maji, ka një kuptim për Shqipërinë e vitit 2026, ai është se populli shqiptar nuk e ka tradhtuar Evropën. Por është klasa politike shqiptare e “tranzicionit”, ajo që në, të vërtetë, ka tradhtuar shpresat e shqiptarëve! Megjithëse ëndërra e shqiptarëve për antarësim të plotë në BE ende nuk është realizuar, 9 Maji mbetet një ditë shprese dhe besimi për shqiptarët. Gëzuar Ditën e Evropës, me besimin se një ditë, jo të largët, Flamuri i Gjergj Katriotit-Skënderbe do të valojë denjësisht në familjen e madhe evropiane.