Kalendari i plotë i Champions League, faza e ligës nis më 8 shtator
Pasi u njohën me kundërshtarët tre ditë më parë në Monaco, 36 skuadrat pjesëmarrëse të sezonit të ri 2026-27 në fazën e ligës së Champions League kanë mësuar datat dhe oraret e sakta për ndeshjet përkatëse të tetë raundeve.
Për të tretin vit radhazi Champions League do të garojë në fazën e ligës me formatin e ri, 36 skuadra dhe një renditje e përgjithshme. Secila nga 36 ekipet do të luajë 8 ndeshje kundër rivalëve të ndryshëm, 4 në shtëpi dhe 4 jashtë fushe.
Ekipet nga i njëjti vend nuk do të përballen drejtpërdrejt me njëra-tjetrën në këtë fazë dhe çdo klub mund të përballet me një maksimum prej dy kundërshtarësh nga e njëjta shoqatë kombëtare.
Tetë skuadrat e para në renditje do të kualifikohen direkt në 1/8-at, ndërsa ekipet nga vendi i 9 deri në të 24-tin do të luajnë në play-off për një vend në fazën me eliminim direkt. Skuadrat nga vendi i 25-të e deri në të 36-in eliminohen nga gara.
Faza e ligës do të fillojë më 8 shtator, teksa raundi i parë do të zgjasë tre ditë. Më 8 shtator në program janë ndeshje si Real Madrid – Inter (21:00) në ‘Bernabeu’ dhe Porto – Manchester City (21:00). Të mërkurën më 9 shtator në fushë do të kemi sfida si; Barcelona – Feyenoord, Liverpool – Atl. Madrid, Napoli – Arsenal apo PSG – Slovan Bratislava.
Më 10 shtator do të luhen Fenerbahce – Roma, Bayern Munich – Bodo/Glimt apo Man. United – Sabah Baku FC.
Kompeticioni i Champions League do të kulmojë me finalen e madhe, e cila do të zhvillohet më 5 qershor 2027 në stadiumin ‘Metropolitano’ në Madrid.
Më poshtë kalendari i plotë për të gjitha ndeshjet e fazës së ligës për secilin ekip, të ndara sipas tetë raundeve.


