Kreu i Shoqatës A.K. Labëria, Agim Çiraku dhe Drejtori i AADF, Martin Mata takohen për fatin dhe rikonstruksionin e Klubit Labëria!
Agim Çiraku
Kreu i Shoqatës A.K.Labëria

Investimi shihen si një mundësi për të ruajtur historinë dhe vlerat shpirtërore të shqiptarëve, veçanërisht të vlonjatëve. Për rehabilitimin e Klubit “Labëria” në Vlorë, AADF garanton projektimin korrekt të godinës historike dhe një fond prej 200 mijë USD
Martin Mata
Drejtori i AADF-së

“Shqiptarët në përgjithësi, por vlonjatët në veçanti, treguan një mikpritje të jashtëzakonshme, duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre për t’i mbrojtur hebrenjtë nga gjermanët ”.
Ruajtja e Klubit “Labëria” është pjesë e përgjegjësisë për të mbrojtur trashëgiminë historike dhe vlerat e rëndësishme të qytetit të Vlorës. Projektimi dhe rikonstruksioni i këtyre godinave do t’i shtojë vlerë qytetit të Vlorës dhe do të ndikojë edhe në rritjen e interesit turistik.
Një grup i Kryesisë së Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Labëria – Nderi i Kombit” me në krye Z. Agim ÇIRAKU zhvilluan ditën e martë, datë 29 shtator 2026 një takim në Tiranë, me z. Martin Mata, Drejtues i Albanian-American Development Foundation (AADF), në lidhje me fatin e Klubit “Labëria” në Vlorë. Qëllimi i këtij takimi ishte jo vetëm ruajta e këtij objekti të rëndësisë kombëtar, por edhe zhvillimi dhe rikonstruksioni i tij duke e kthyer në parametrat e një muzeu që shpalos dinjitet dhe vlera patriotike, edhe pse kanë kaluar mbi 118 vite. Në grupin që shoqëronte Kreun e Shoqatës së Përgjithshme A.K.”Labëria” z. Agim Çiraku, ishin të pranishëm Kryetari i Nderit të Shoqatës “Labëria”, Prof. Ago Nezha, Z. Ahmet Demaj, Z. Namik Jahaj si dhe z. Albert Zholi. Gjatë takimit, Kreu i Labërisë Agim Çiraku i paraqiti Drejtorit të AADF-së Martin Mata shqetësimin e ardhur pranë Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria” për dëmtimet që i janë bërë ndërtesës gjatë rikonstruksionit që po i bëhet objektit bashkëngjitur me të, si dhe fatin e godinës së Klubit “Labëria” në të ardhmen e afërt dhe të largët. Ky shqetësim ka lindur pas verifikimit në vend të ndërtesës së Klubit “Labëria”, i cili ka pasur disa dëmtime gjatë punimeve që po kryhen. Sipas z. Çiraku kjo gjë u evidentua rrethë 3 javë më parë pikërisht më 6 shtator 2026 kur së bashku me drejtues të tjerë qëndrorë dhe lokalë të Shoqatës Labëria, patën një takim me Kryetaren e Bashkisë së Vlorës, Znj. Brunilda Mersini. Madje shqetësimit tonë, thekson Kreu i Labërisë Çiraku, Kryebashkiakja e Vlorës, Bruna Mersini, ju përgjigj se: Klubi Labëria jo vetëm që nuk do të preket por përkundrazi ai do të mirëmbahet. Madje zonja Mersini theksoi dhe garantoi se nuk diskutohet prishja, sepse deri tani nuk ka as zyrtarisht, vendim për prishjen e saj. Gjatë takimit me Kryetaren e Bashkisë së Vlorës të zhvilluar rreth 3 javë më parë në objektin ku sot ndodhet Klubi Labëria , u verifikuan disa dëmtime të cilat ishin pjesë e bashkëbisedimit dhe shqetësimeve mes Shoqatës Labëria dhe AADF-së, gjatë takimit të zhvilluar më datë 29 shtator 2026. Kreu i Shoqatës “Labëria” Agim Çiraku dhe kreu i AADF Martin Mata, ranë dakort që gjatë bërjes së projektit të ketë një konsulencë apo edhe një dakortësi të përbashkët mes AADF si subjekt Financues dhe Ndërtues i kompleksit dhe përfaqësuesve të SH.K.A. Labëria të përfaqësuar nga kreu i saj Z.Agim Çiraku. Madje Drejtori i AADF z. Martin Mata, gjatë bisedave të karakterit teknik dhe profesional me Z. Agim Çiraku, i cili është njëkohësisht edhe Inxhinier edhe Ndërtues, se AADF ka gati projektin për rehabilitimin e Klubit “Labëria” dhe për të cilin do të shpenzohen mbi 200 mijë USD për ta sjellë “Klubin Labëria” në një muze model, duke ruajtur traditën, kulturën, zakonet , ritet dhe gjithçka që simbolizon historinë e kombit shqiptar.
Kreu i Shoqatës A.K. Labëria, Agim Çiraku: AADF do investoj edhe 200 mijë USD për objektin e Klubit “Labëria”
Transparenca, mbrojtja e vlerave kombëtare dhe investimi prej 200 mijë USD për Klubin “Labëria” do t’i shërbejnë jo vetëm çështjes së madhe kombëtare, por edhe trashëgimisë kulturore të Vlorës dhe mbarë Shqipërisë. Ky takim ku ishin edhe Kryetar i Nderit Prof.Ago Nezha, Kryetari Shoqatës “Labëria” Vlorë z. Ahmet Demaj, Z. Namik Jahaj etj., na njohu me fakte konkrete në lidhje me projektin për rehabilitimin e Klubit “Labëria” sipas Drejtorit të AADF, z. Martin Mata, kush e financon dhe si do të trajtohet Klubi Labëria, pjesë e historisë së lavdishme të Kombit Kuq e Zi.
Martin Mata: “Godina nuk do të prishet”
Shqetësimeve të paraqitura, z. Martin Mata i dha një përgjigje të prerë për të ardhmen e godinës. “E para, godina nuk do të dëmtohet. E dyta dhe më kryesorja, godina me investimin tonë për projektin do të bëhet më e bukur, pasi Fondacioni ynë ka lëvruar një fond prej 200 mijë USD për projektin”. Mata nënvizoi se këtë deklarim e bën me përgjegjësi përpara opinionit publik dhe si qytetar e atdhetar shqiptar, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së ndërtesave me vlera historike. “Jo vetëm që kjo ndërtesë historike nuk do të shembet, por as nuk do të ndryshojë destinacion. Sipas tij, ruajtja e Klubit “Labëria” është pjesë e përgjegjësisë për të mbrojtur trashëgiminë historike dhe vlerat e rëndësishme të qytetit të Vlorës.
Shqetësimet për hapësirën dhe dëmtimet gjatë punimeve
Gjatë takimit u ngritën edhe çështje konkrete që lidhen me projektin Z. Ahmet Demaj ngriti problemin e murit ndarës, i cili aktualisht lë një hapësirë të kufizuar në anën e Klubit “Labëria”. Z. Mata sqaroi se kjo është një çështje teknike, e cila do të trajtohet gjatë procesit të projektimit dhe zbatimit të punimeve duke pasur parasysh dhe këtë sugjerim. Ndërsa z. Namik Jahaj ngriti shqetësimin jo vetëm për dëmtimin e një pjese të godinës gjatë punimeve të Muzeut Hebraik ,por edhe për objektet rreth saj dhe hapësirat mes dy objekteve para anash dhe mbrapa. Edhe për këtë çështje, Mata garantoi se problematika do të eliminohet gjatë projektimit që është në fazën fillestare dhe që do përfundojë për rreth 4 muajsh.
Ago Nezha: “Opinioni është keqinformuar”
Prof. Ago Nezha theksoi se në opinionin publik të Vlorës ka pasur një keqinformim të madh lidhur me fatin e Klubit “Labëria”. “Në Vlorë thuhet se nuk do të ketë më Klub “Labëria”, por vetëm Muze Hebraik”, u shpreh ai, duke kërkuar që e vërteta të bëhet publike dhe të marrë fund pasiguria që ka shoqëruar këtë çështje prej muajsh. Në përgjigje, z. Martin Mata përsëriti se AADF ka marrë përsipër projektimin e të dy godinave dhe se ato do të kenë fondet e tyre përkatëse. Pra nuk ka projekt për prishjen !


