Opinion

Marinela Sota: Per protesten dhe suksesin e saj

Protesta filloi si nje levizje qytetare kunder korrupsionit madhor te bere nga 2 ish-zv kryeministra, ministra, dejtues agjencish, etj, keqqeverisjes, shperdorimit te pushtetit nga Kryeministri Rama dhe perqendrimi I te gjitha pushteteve ne duart e tij, kthimi i parlamentit ne nje pushtet i varur nga qeveria dhe joperfaqesues, etj. Korrupsioni i kryer ne Shqiperi, ne keto nivele nuk eshte kulture lokale si do ta shese Kryeministri, por eshte krim ndaj njerezimit, sepse ne vetem pakesohemi, semuremi, humbim jeten per shkk te mungeses se sherbimeve. Keto ishin arsyet kryesore te nisjes se protestes. Nese Kryeministri Rama ka ndonje gje per te thene per keto, qytetaret duhet te jape llogari se dialog nuk kam degjuar qe te behet ne keto raste.
Thene kete, te shohim pak se cila eshte situata dhe çfare mund te behet me tej.
Perberja e protestes
Protesta ka filluar ne qershor me perberje diverse, grupe qytetaresh te paangazhuar me parti politike, perkrahes te partive te reja, te rinj/reja qe mbrojne te Drejtat e Njeriut, protestues te vjeter, perkrahes te opozites, opozitare te paatashuar me PD, etj. Kjo perberje ishte e rendesishme dhe perfaqesonte grupe te ndryshme te cilat erdhen drejt kerkesave te perbashketa qe mund te krijonin mundesine e nje perfaqesimi politik me te drejte nepermjet ndryshimit te Kodit Zgjedhor, ndeshkimit te qeverise nepermjet doreheqjes se Kryeministrit, krijimit te nje qeverie teknike, qe te shkohej drejt zgjedhjeve te reja dhe ndryshimit te elitave politike te superkonsumuara, etj. Te gjithe ishin dakord me keto kerkesa, sheshi ishte pro. Kerkesat nuk me duket se kane ndryshuar, perberja jo, studentet dhe pedagoget ju bashkuan protestes ne shtator, pikerisht duke theksuar mos financimin e arsimit te larte, mungesen e te ardhmes ne tregun e punes per te diplomuarit, mungesen e kushteve te jeteses se studenteve ne kampus universitar, mosfunksionimin e mekanizmave kunder plagjaturave te denoncuara, etj. Ketu dua te fus edhe skandalin e Ministrise se Arsimit per hapjen e programit kombetar te doktoraturave, jo prane universiteteve dhe financimit te universiteteve per kete qellim, por duke e mbajtur ne nivel qeveritar (AKKSHI), model i kapur qe do te financoje vetem doktoratura te individeve prane qeverise, model ky qe nuk gjendet gjekundi.
Lidershipi
Protesta filloi me akses te hapur per te gjithe qytetaret, folesa ne shesh, qe adresonin çeshtje te ndryshme. Kjo forme lidershipi e protestes, e shtrire dhe paralele, funksionoi per rritjen e numrit te pjesemarresve dhe u perceptua si e hapur dhe demokratike. Ne nje moment tjeter, qe erdhi cilesisht, u duk e qarte nevoja per lidership dhe pjesemarrje ne kete lidership e te gjitha grupeve pjesemarrese. Kjo nuk do te prishte aspak demokracine e protestes por do te sillte koordinimin e veprimit por edhe perfaqesimin e te gjitha grupeve ne lidershipin e protestes. Kjo u duk qe nuk u arrit. Nderkohe qe vazhdojne qe kerkesat te jene te njejta, nuk ka arsye pse mos behen perpjekje per te pasur nje lidership te tille.
Partite e reja
Partite e reja kane qene prezente qe ne fillim te protestes, Levizja Bashke, Shqiperia behet, Mundesia. Prezenca e tyre ishte e nevojshme per te kuptuar se ku qendronin, çfare idesh ndanin me qytetaret protestues, por kerkonte dhe kujdes per mospervetesimin e protestes, gje qe do te sillte zvogelimin e protestes. Kujdes, qe ne pergjithesi, partite e reja e paten, qe ishte dhe nje nga arsyet pse protesta vazhdoi te rritej, sepse po rritej shpresa qe mund te bashkoheshim per nje qellim te perbashket. Situata qe prezantohet tani, duket pak me e perçare, me deshire ose jo, gje qe kam frike se nuk po e ndihmon protesten. Dhe kjo, sado qe partite e reja ndishta besojne se do ju sjelle me shume vota atyre individualisht, braktisja e kesaj proteste te perbashket, une besoj se do t’i ndeshkoje.
Partia Demokratike
Partia me e madhe politike e opozites, pati veshtiresi ne fillim te mbeshteste protesten sepse protesta ishte edhe kunder kastes se vjeter dhe lidershipi i PD-se, perfshire ketu Berishen dhe te tjere, konsiderohen nga protesta dhe jo vetem, si kaste e vjeter. Por, me nje vetedije politike apo edhe llogaritje politike, PD-ja shpalli qe e mbeshtet protesten dhe ftoi mbeshtetesit e saj te merrnin pjese. Qendrimi ne vazhdimesi i PD-se ka qene here-here jokoherent ndonjehere i pasinqerte, ndonjehere dhe konfuz. Berisha, ne menyre te gabuar, mbeshtet vetem protesten e studenteve dhe nuk mbeshtet me protesten qytetare, qe nuk mund te ndahen. Kjo ben te perceptohet si perpjekje per te perçare protesten ose pervetesuar ate. Po te isha keshilltarja e Berishes do ta keshilloja ndryshe, edhe ne lidhje me mesazhet qe i dergohen protestes edhe ne lidhje me figurat qe dergon ne mbeshtetje te protestes.
Mundesite
Mundesite per vazhdimin e protestes dhe ne fund te fundit, per arritjen e qellimit te protestes jane ekzistuese.
Shume grupe te rendesishme qytetaresh si: qytetaret e paangazhuar politikisht, njerezit e ndershem te majte dhe te djathte, sindikatat, shoqatat e biznesit te vogel, profesionistet e lire, shtresa e mesme, te rinjte tane, duhen thirrur, degjuar, perfshire, ne takime bilaterale dhe te perbashketa per te zhvilluar nje strategji te perbashket. Te gjithe jemi te kercenuar, 2027 do jete me e veshtire, masat shtrenguese te propozuara nga Kryeministri rrezikojne demokracine, gje qe duhet ndaluar.
Ka nje konsensus per frontin e perbashket, duhet te punohet ne kete drejtim. Eshte emergjence, nje shprese ne kete drejtim e dha Forumi per Dialog Politik, qe duket i terhequr pak. Do ta ftoja Forumin te shohe mundesine e rinisjes se nje dialogu tjeter, si nje mundesi reale per te shkuar drejt arritjes te qellimeve te protestes se qytetareve dhe studenteve.
Ndryshe, deshtimi I kesaj proteste do na kushtoje shume te gjitheve, sidomos te rinjve, dhe natyrisht Shqiperise.