Martin Henze: Vullneti i padronit dhe drejtësia ‘Kali i Trojes’ që heton vepra penale individuale si shfajësim politik
Intervistë eksluzive për Telegraf.al me Martin Henze, ish Këshilltar i Kancelares Merkel
Intervistoi: Engjëll Musai, Drejtor i “Telegraf”
& Blerina Llalla
Hetimi dhe ndjekja penale të korrupsionit brenda qeverisë së tij si një sukses personal.Por hetimi dhe ndjekja penale e korrupsionit qeveritar nuk përbëjnë shfajësim politik për kreun e kësaj qeverie. Ato e shtojnë detyrimin e tij për të dhënë llogari. Bëhet fjalë edhe për vjedhjen e fondeve të ndihmës nga SHBA-ja, BE-ja dhe Gjermania në shuma prej miliardash. Ndërkohë, vlerësimi i Shqipërisë në indeksin e perceptimit të korrupsionit përkeqësohet. Liria e shtypit vihet nën trysni gjithnjë e më të madhe.Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve dokumentojnë shtrembërime të konsiderueshme të konkurrencës politike.

Martin Henze , ish-Këshilltar Ekonomik i Kancelares Merkel dhe Kryetar i Komisionit të Transportit, Infrastrukturës dhe Lëvizshmërisë së Këshillit Ekonomik të CDU-së Veriore, Gjermani në një intervistë të gjatë, ekskluzivisht për Telegraf.al, analizon situatën politike dhe raportet që faktojnë në mënyrë të përsëritur korrupsionin përballë propagandës qeveritare që kërkon t’i atribuojë aktet e abuzimeve si përgjegjësi individuale dhe jo të sistemit. Henze shprehet se nësë qëllimi i vertetë do të ishte lufta kundër korrupsionit, një nga personat e lakuar për t’u hetuar do të ishte padiskutim edhe Taulant Balla. Ish këshilltari i Merkel paralelizoi rastet kur Putin nxit procese gjyqësore për paraqitje publike dhe fasadë dhe ndërkohë përndjek në mënyrë konstante kritikët. Ja intervista e plotë e Martin Henze për Telegraf:
Replikë ndaj intervistës së ËELT-it me kryeministrin e Shqipërisë, Rama, botuar në Gjermani më 2 tetor 2026: «Ajo që i premtohet Ukrainës është një gënjeshtër. Të gjithë e dinë këtë»
Rama e paraqet hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit brenda qeverisë së tij si një sukses personal. Ndërkohë, vlerësimi i Shqipërisë në indeksin e perceptimit të korrupsionit përkeqësohet. Liria e shtypit vihet nën trysni gjithnjë e më të madhe.Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve dokumentojnë shtrembërime të konsiderueshme të konkurrencës politike. Kundërthënia qendrore e intervistës së tij për ËELT-in qëndron midis këtij realiteti dhe imazhit që kreu i qeverisë krijon për veten. Rama e zgjidh këtë kundërthënie duke e zhvendosur vazhdimisht përgjegjësinë. Ai përvetëson meritat e ndjekjes penale, pa dhënë llogari për përgjegjësinë politike që mban për veprimtarinë qeveritare nën hetim. Ai i zhvlerëson kritikët, në vend që t’u përgjigjet kundërshtimeve të tyre. Në fund, e shpall veten gjykatës të sinqeritetit të Evropës dhe i cilëson në tërësi premtimet evropiane ndaj Ukrainës si gënjeshtër. ËELT-i e kthen këtë akuzë në titull. Kështu, sulmi i Ramës ndaj partnerëve të tij evropianë merr më shumë vëmendje sesa pyetja se përse bilanci i qeverisjes së tij ka nevojë për një shqyrtim të tillë.
Çfarë e bën këtë intervistë, sipas jush, një inskenim propagandistik?
Riinterpretimi sistematik i përgjegjësisë. Rama flet për qeverinë Rama sikur të mund t’i vështronte nga jashtë shkeljet dhe mangësitë e saj, ndërsa hetimin e mëpasshëm ta regjistronte si meritë të vetën.
Kur pyetet për korrupsionin, ai i referohet ndjekjes penale. Kur pyetet për përgjegjësinë e vet, shpreh krenarinë për drejtësinë. Kur qytetarët protestojnë, flet për gënjeshtra dhe teori konspirative. Kur Evropa kërkon përmbushjen e kushteve të shtetit të së drejtës, ai kërkon guxim politik. Kjo krijon një rrëfim të mbyllur në vetvete: Rama i dallon problemet, të tjerët i shkaktojnë ose nuk i kuptojnë. Vetë ai mbetet personi që meriton vlerësim. Ky konstruksion përbën thelbin e propagandës së Ramës që prej vitit 2017: Një propagandë banale, e strukturuar thjesht. Ai e shndërron një bilanc qeverisës të verifikueshëm në një histori mbi epërsinë e supozuar të kreut të qeverisë.
Edhe Komisioni Evropian vazhdon të përshkruajë korrupsion të përhapur në fusha të cënueshme dhe një efekt të kufizuar të masave parandaluese. Kush pretendon një bilanc bindës në luftën kundër korrupsionit në këto kushte, duhet të dëshmojë rezultate. Ai nuk mund ta bëjë këtë, sepse atëherë, në praktikë, do të përballej me pyetjen se përse nuk hetohet dhe Balla. Paraqitja publike e disa procedimeve të veçanta nuk mjafton. Edhe Putini nxit procese të tilla gjyqësore për fasadë dhe paralelisht përndjek kritikët.

Çfarë tregojnë shifrat për bilancin e tij në luftën kundër korrupsionit?
Ato bien ndesh me rrëfimin e tij të suksesit. Transparency International e vlerëson Shqipërinë me 39 pikë në indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2025, kundrejt 42 pikëve një vit më parë. Kjo nënkupton një përkeqësim të perceptimit të korrupsionit në sektorin publik. Edhe anketa e Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike paraqet një gjendje alarmante: Në të dhënat për vitin 2025, 59 për qind e të anketuarve deklarojnë se kanë dhënë ryshfet gjatë vitit të mëparshëm. Organizata konstaton, krahasuar me vitin 2023, një rritje të ndjeshme të përfshirjes së raportuar në korrupsion. Këtu, fjalët e Ramës përballen me përvojën e qytetarëve. Edhe Komisioni Evropian vazhdon të përshkruajë korrupsion të përhapur në fusha të cënueshme dhe një efekt të kufizuar të masave parandaluese. Kush pretendon një bilanc bindës në luftën kundër korrupsionit në këto kushte, duhet të dëshmojë rezultate. Ai nuk mund ta bëjë këtë, sepse atëherë, në praktikë, do të përballej me pyetjen se përse nuk hetohen ai, vëllai i tij Olsi Rama dhe Balla. Paraqitja publike e disa procedimeve të veçanta nuk mjafton. Edhe Putini nxit procese të tilla gjyqësore për fasadë dhe paralelishtpërndjek kritikët. Në Rusi bie në sy numri i madh i infarkteve dhe i njerëzve që hidhen nga dritaret. Edhe Navalny, sipas propagandës ruse, ishte qendra e korrupsionit në Rusi. Në fund, edhe ai u vra. Modele të tilla i dallojmë edhe në Shqipëri.
Përse procedimet ndaj anëtarëve të qeverisë nuk e shfajësojnë Ramën?
Sepse ato kanë të bëjnë me qeverinë e tij. Bëhet fjalë për funksionarë publikë, vendime shtetërore, fonde publike dhe arkitekturën e kontrollit nën drejtimin e tij. Rama mban përgjegjësi për përzgjedhjen e ministrave, organizimin e punës së qeverisë dhe reagimin ndaj sinjaleve paralajmëruese. Kjo përgjegjësi nuk zhduket kur prokuroria vepron. Për më tepër, Shqipëria ka një strukturë themelore paternaliste: Asgjë nuk ndodh pa dijeninë dhe vullnetin e patronit. Prandaj, Rama e di çfarë ndodh. Kjo u përgjigjet shumë prej pyetjeve tuaja. Drejtësia heton vepra penale individuale. Kreu i qeverisë duhet të shpjegojë përse kanë dështuar kontrolli politik dhe ai administrativ. Ai duhet të bëjë të ditur se cilat vendime janë marrë, kush ka mbajtur përgjegjësi për to dhe çfarë pasojash do të ketë. Rama përpiqet ta shkëputë këtë lidhje: Përgjegjësinë për veprimet e mbajnë të tjerët, meritën e hetimit të tyre e përvetëson ai.
Hetimi dhe ndjekja penale e korrupsionit qeveritar nuk përbëjnë shfajësim politik për kreun e kësaj qeverie. Ato e shtojnë detyrimin e tij për të dhënë llogari. Bëhet fjalë edhe për vjedhjen e fondeve të ndihmës nga SHBA-ja, BE-ja dhe Gjermania në shuma prej miliardash.
Çfarë roli luan liria e shtypit në këtë çështje?
Ajo përcakton nëse qeveria duhet t’ia nënshtrojë versionin e saj një shqyrtimi publik të efektshëm.
Reporterët pa kufij e renditin Shqipërinë në vendin e 83-të për vitin 2026, kundrejt vendit të 80-të një vit më parë. Edhe numri i pikëve bie. Organizata përshkruan ndërhyrje politike, frikësim, varësi ekonomike dhe vetëcensurë të përhapur. Këto gjetje prekin thelbin e kontrollit demokratik. Gazetarët duhet të hetojnë vendimet shtetërore pa pasur frikë për sigurinë e tyre, për jetesën që sigurojnë nga profesioni ose për aksesin në informacion. Rama shfaqet në një gazetë gjermane si një kritik i sigurt i Evropës. Pikërisht aty duhej të ishte vlerësuar sipas kushteve në të cilat gazetarët mbikëqyrin qeverinë e tij në Shqipëri.
Bëhet fjalë për funksionarë publikë, vendime shtetërore, fonde publike dhe arkitekturën e kontrollit nën drejtimin e tij. Rama mban përgjegjësi për përzgjedhjen e ministrave, organizimin e punës së qeverisë dhe reagimin ndaj sinjaleve paralajmëruese. Kjo përgjegjësi nuk zhduket kur prokuroria vepron. Për më tepër, Shqipëria ka një strukturë themelore paternaliste: Asgjë nuk ndodh pa dijeninë dhe vullnetin e patronit. Drejtësia heton vepra penale individuale. Kreu i qeverisë duhet të shpjegojë përse kanë dështuar kontrolli politik dhe ai administrativ.

Prania në mediat ndërkombëtare nuk dëshmon liri të shtypit brenda vendit.
Po mbështetja e tij te shumicat demokratike?
Shumica nuk i përgjigjet pyetjes për kushtet në të cilat është krijuar.
Që prej vitit 2017, OSBE/ODIHR-i dokumenton zgjedhjet në Shqipëri si mungesë të barazisë së mundësive, shpërdorim të burimeve publike, si dhe raportime për frikësim dhe trysni ndaj punonjësve shtetërorë. Janë vëzhguar gjithashtu raste të blerjes së votave dhe probleme në mbrojtjen e fshehtësisë së votës. Të gjitha këto janë manipulime zgjedhore që prekin vetë sistemin. Mungon edhe një ligj zgjedhor demokratik. Komisioni i Venecias është shprehur shumë herë për këtë çështje.
Këto janë ndërhyrje në lirinë e konkurrencës politike, pjesërisht të financuara me fonde të ndihmës ndërkombëtare të përdorura jashtë qëllimit të tyre. Punësimi në sektorin publik, vendimet administrative dhe burimet publike nuk duhet t’i shërbejnë asnjë partie si instrumente për ruajtjen e pushtetit.
Një fitore zgjedhore nuk i ndreq mangësitë që e organizojnë konkurrencën në favor të partisë në pushtet. Cui bono? Fituesi i çdo zgjedhjeje të manipuluar, të zhvilluar sipas një ligji zgjedhor jodemokratik, është Rama.
Si e trajton Rama kundërshtimin shoqëror?
Ai pranon shqetësime të ligjshme dhe më pas zhvlerëson ata që i shprehin, ose i thotë publikut se nuk di asgjë për to. Në verën e vitit 2019, ai bëri një deklaratë për shtyp mbi kriteret e anëtarësimit. Kur u pyet nëse e dinte se përveç kritereve të Kopenhagës, për Shqipërinë kishte edhe dhjetë kritere të tjera të posaçme, në bazë të një vendimi të Parlamentit Evropian dhe të Parlamentit Gjerman, ai deklaroi se këto kritere nuk ekzistonin. Protestuesit, qeveritë evropiane dhe administrata në Uashington paraqiten si njerëz, gjykimi i të cilëve është ndikuar nga gënjeshtrat dhe teoritë konspirative.
Në rastin e një projekti investimi të kundërshtuar, ai e zhvendos debatin edhe te Donald Trump dhe kundërshtarët e tij politikë. Kështu, pyetja për të drejtat publike dhe kushtet kontraktuale shndërrohet në një përplasje mbi motivet e supozuara të kritikëve. Kjo është një metodë klasike mbrojtjeje: Qeveria ka më pak për të shpjeguar kur dëmton besueshmërinë e atyre që bëjnë pyetje. Megjithatë, vendimtare mbeten faktet e verifikueshme: Cilat të drejta transferohen? Si vlerësohet pasuria publike? Çfarë detyrimesh merr përsipër shteti? Çfarë pasojash mjedisore lindin? Kush përfiton?
Sulmi ndaj protestuesve nuk i përgjigjet asnjërës prej këtyre pyetjeve.
Përse Rama e zhvendos debatin te dobësia e supozuar e Evropës?
Sepse kështu kalon nga roli i kreut të qeverisë që duhet të japë llogari në rolin e një zëri që jep paralajmërime strategjike. Sipas BILD-it, ai është drejtuesi i një «qeverie mafioze». Redaksia e ËELT-it duhet herë pas heretë lexojë edhe çfarë shkruajnë kolegët. Tani Evropa duhet të dëshmojë guximin e saj. Merz-i duhet të marrë Kohl-in si shembull. BE-ja duhet të ndryshojë procedurat e veta. Bilanci institucional i vetë Ramës kalon në plan të dytë. Referimi i tij te ribashkimi gjerman synon t’i japë madhështi historike këtij inskenimi. Por bashkimi u mbështet te liria, legjitimiteti demokratik dhe një kuadër i gjerë marrëveshjesh, kurrsesi te korrupsioni qeveritar si në Shqipëri. Ai nuk mund të reduktohet në një kundërvënie midis guximit politik dhe kapitujve të bezdisshëm të negociatave.
Rama e përdor historinë evropiane për të zhvendosur standardin me të cilin vlerësohet qeveria e tij.
Cili është thelbi i sulmit të tij ndaj politikës së Evropës për Ukrainën?
Fjalia e tij, «Ajo që i premtohet Ukrainës është një gënjeshtër. Të gjithë e dinë këtë», ia atribuon mashtrimin e vetëdijshëm qeverisë federale gjermane në Berlin, shteteve të G7-s, udhëheqjes evropiane dhe udhëheqjes në Uashington. Pohimi se të gjithë e dinë synon të zëvendësojë provën. Ai e shndërron një vlerësim politik në një të vërtetë gjoja të vetëkuptueshme dhe e vendos çdo kundërshtim nën trysninë për t’u justifikuar. BE-ja ka hapur negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe i ka përcaktuar shprehimisht kushtet e tyre kërkuese. Një proces i vështirë, një afat kohor i papërcaktuar ose pengesat politike nuk provojnë qëllim mashtrimi. Në intervistën e vënë në dispozicion, Rama nuk identifikon as një premtim konkret, të bërë duke ditur se ishte i rremë, as provën për të. Megjithatë, ai sulmon në tërësi sinqeritetin e politikës evropiane.
Këtu qëndron kapërcimi propagandistik: Vështirësitë bëhen mungesë sinqeriteti, pasiguria bëhet një gënjeshtër gjoja e provuar. Berlini dhe Uashingtoni nuk duhet t’i pranojnë më këto paturpësi të Ramës.
Çfarë ndikimi ka kjo në kushtet e luftës?
Kjo sulmon besimin mbi të cilin mbështetet partneriteti me Ukrainën në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare. Në praktikë, argumentimi i tij ndjek kështu rrugën e Moskës dhe të Beogradit.
Ndërsa kancelari ynë Merz riafirmon mbështetjen e Gjermanisë në Kiev më 4 tetor 2026, akuza e Ramës, e botuar dy ditë më parë, mbetet në hapësirën publike. Ajo ofron një formulë me të cilën mund të vihet në dyshim besueshmëria e Evropës. Si metaforë politike, kjo përbën një goditje pas shpine ndaj besimit brenda partneritetit. Kreu i qeverisë së një vendi anëtar të NATO-s duhet ta njohë peshën e fjalëve të veta. Përgjegjësia e tij publike ekziston pavarësisht nëse mund të provohet një synim i caktuar i politikës së jashtme.
Rama kërkon solidaritet evropian për Shqipërinë, por me këtë nënkupton solidaritet me veten dhenjëkohësisht dëmton besueshmërinë e solidaritetit evropian me Ukrainën. Kjo kundërthënie duhet të jetë në qendër të vlerësimit.
Çfarë i qortoni ËELT-it?
Ajo e përforcon akuzën më të rëndë të Ramës, pa bërë të dukshëm në intervistën e botuar një shqyrtim po aq të rreptë dhe të mbështetur në prova të qëndrueshme. Titulli është vendimi i vetë gazetës. Redaksia mban përgjegjësi për peshën dhe ndikimin e tij.
Biseda përmban pyetje kritike. Por Ramës i lejohet disa herë të zhvendosë objektin e përgjigjes: Nga përgjegjësia qeveritare te ndjekja penale, nga kushtet e projektit te motivet e kritikëve, nga kërkesat e anëtarësimit te mungesa e supozuar e guximit të Evropës. ËELT-i duhej t’i kishte zbërthyer këto shmangie dhe t’i kishte përballur me gjetjet e pavarura. Pikërisht përkeqësimi i vlerësimit të korrupsionit, problemet e lirisë së shtypit dhe mangësitë zgjedhore të dokumentuara kërkojnë një përballje të tillë.
Rama përpiqet ta shesë hetimin e shkeljeve dhe mangësive të qeverisë së tij si meritë personale reformuese. Gjetjet e pavarura nuk e mbështesin këtë rrëfim suksesi. Sulmi i tij ndaj sinqeritetit të Evropës e zhvendos vëmendjen nga bilanci i vet te besueshmëria e partnerëve. Përmes titullit, ËELT-i e kthen këtë zhvendosje në mesazhin kryesor të botimit.
Një redaksi nuk e përmbush funksionin e kontrollit vetëm duke bërë një pyetje kritike. Ajo duhet të bëjë të qartë kur kjo pyetje mbetet pa përgjigje.
Cili është gjykimi juaj përfundimtar?
Rama përpiqet ta shesë hetimin e shkeljeve dhe mangësive të qeverisë së tij si meritë personale reformuese. Gjetjet e pavarura nuk e mbështesin këtë rrëfim suksesi. Sulmi i tij ndaj sinqeritetit të Evropës e zhvendos vëmendjen nga bilanci i vet te besueshmëria e partnerëve. Përmes titullit, ËELT-i e kthen këtë zhvendosje në mesazhin kryesor të botimit.
Përgjegjësinë për qeverinë Rama e mban Rama. Përgjegjësinë për shqyrtimin e pohimeve të tij e mban ËELT-i. Ukraina nuk duhet të bëhet skena e vetëshfajësimit të tij politik. Rama duhet të izolohet ndërkombëtarisht dheparalelishtduhet të forcohen shoqëria civile shqiptare dhe krahu i saj politik. Mjaft më.


