Materialet e ndërtimit bien në rrugë pranë Novoselës, bllokohet një korsi në aksin Vlorë-Fier
Një incident është shënuar në aksin rrugor Vlorë-Fier, pranë zonës së Novoselës, ku një sasi materialesh ndërtimi ka rënë në shiritin e lëvizjes. Për pasojë, njëra nga korsitë e qarkullimit është bllokuar përkohësisht.
Fatmirësisht, në momentin e rënies së materialeve në rrugë, drejtuesit e mjeteve që po kalonin në atë segment kanë reaguar me shpejtësi duke bërë manovrat e nevojshme për t’i shmangur ato në kohë.
Nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar apo mjete të dëmtuara. Ndërkohë, pritet ndërhyrja e autoriteteve dhe shërbimeve përkatëse për pastrimin e tërësishëm të aksit dhe rikthimin e qarkullimit të automjeteve.


