Aktualitet

Mbahet protestë në Orikum! Qytetarët kërkojnë rikthimin e njësisë administrative në statusin e bashkisë

Në Orikum po zhvillohet një protestë, ku qytetarët kërkojnë rikthimin e njësisë administrative në statusin e bashkisë, siç ka qenë përpara reformës administrativo-territoriale të vitit 2014.

Protestuesit kundërshtojnë ndarjen aktuale administrative dhe kërkojnë që Orikumi të rikthehet si bashki më vete.

Orikumi iu bashkohet kështu 15 bashkive të tjera që kanë kundërshtuar ndarjen e re administrative të propozuar nga mazhoranca.