Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, reagon policia

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Tiranë.

Plagosja ka ndodhur pranë vendit të njohur si “Farmacia 10” në kryeqytet.

“Tiranë/Informacion paraprak; Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi I. D., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”

Lajmi në përditësim…