Policia arreston atentatorin e Mir Batocit
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga autorin e dyshuar të atentatit të dështuar ndaj Mir Bitocit.
Ngjarje kjo e ndodhur mesditën e kësaj të shtune në ambientet e një lokali dhe në prani të shumë qytetarëve.
Dyshohet se autorit iu bllokua pistoleta, ndaj nuk mundi dot ta vriste Bitocin.
Shënjestra, Mir Bitoci (Ermir Kërtezi) jeton prej vitesh jashtë.
Emri i tij përmendet gjatë trazirave të vitit 1997-2000 në Elbasan.


