Aktualitet

Protestë kombëtare nga studentët, ja kur pritet të zhvillohet

Studentët kanë njoftuar zhvillimin e një proteste kombëtare më 13 tetor. Sipas njoftimit të publikuar në pankartë, tubimi do të mbahet përpara Ministrisë së Arsimit, në orën 14:00.

“Protestojmë për çdo gjë që nuk funksionon dhe për çdo që gjë që duam të jetë ndryshe.
Nuk pranojmë më përbuzje dhe neglizhencë totale ndaj zërit tonë. E ardhmja e Shqipërisë është në dorën tënde”, thuhet ndër të tjera në pankartë.