Aktualitet

Protestuesit grumbullohen në sheshin Skënderbej, policia përdor gaz lotsjellës

Protestuesit janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, pas përpjekjeve të policisë për t’i shpërndarë gjatë tubimit në Tiranë.

Të rinjtë janë mbledhur sërish në shesh pasi u shpërndanë në disa drejtime, gjatë ndjekjes nga efektivët e policisë në rrugicat e kryeqytetit.

Situata është tensionuar edhe në sheshin “Skënderbej”, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Ndërkohë, në zonën përreth sheshit dhe pranë godinave të ministrive janë pozicionuar edhe furgonë të policisë, ndërsa vijojnë zhvillimet lidhur me protestën në kryeqytet.