Aktualitet

QEVERIA HUNGAREZE I FUT LUPËN 4IG, ÇFARË DO TË NDODHÉ ME ONE ALBANIA?

Kur miliardat e derdhura pa kriter ne epoken e

Orbánit fillojne te lekunden nga themelet e tyre te kalbura, nuk behet fjale per histori perrallash, por per nje drame politike qe

po shemb pazaret e bëra prapa kuintave. Qeveria e re

hungareze e kryeministrit Péter Magyar ka leshuar urdhër-

hetimin per të futur në lupë të gjitha marredheniet e Grupit 4iG me shtetin hungarez. Vendimi zyrtar nr. 1262/2026, i dates 14

gusht 2026, kerkon një shayrtim shterues të marredhenieve

pronesore, financiare, ekonomike dhe kontraktuale mes shtetit

dhe 4iG.

Kater ministra kyç jane vene ne linje zjarri per te dale publikisht

me rezultatet e hetimeve. Mesazhi i qeverise se re eshte i prere:

trashëgimia e kontratave galaktike të lëna nga regjimi i vjeter i

Orbánit nuk kalon më automatikisht dhe favoret e vjetra nuk

vlejne më.

Perandoria e 4iG, e lidhur ngushtë me biznesmenin Gellért

Jászai, u fry nga një kompani relativisht e vogël IT në një

perbindesh të telekomunikacionit, mbrojtjes dhe teknologjisë, e

majmur me kontrata publike dhe fonde shtetërore. Simboli i

kesaj lakmie pa fre eshtë kuader-kontrata prej 1.311 miliardë forintesh (rreth 3.3-3.7 miliarde euro), e firmosur në mars 2026,

pak jave para zgjedhjeve, dhe e shtrire deri ne vitin 2035.

Magyar ka deklaruar se faturat paraprake prej rreth 30 miliardë

forintesh nuk do të paguhen, duke e shpallur kontraten

“joekzistuese” per ekzekutivin e ri.

Ky tërmet politik prek drejtperdrejt edhe Shaiperine. Në vitin 2022, 4iG bleu rreth 80% të ALBtelecom dhe 99.899% të ONE Telecommunications, duke kapur peng duopolin celular së bashku me Vodafone Albania.

Tani pyetjet janë të pashmangshme: A do të goditet strategjia e

investimeve të One Albania? Çfarë ndodh nëse strukturat e

pronesisë n Budapest pësojnë ndryshime drastike? A do të

detyrohet operatori të japë llogari me transparence të plotë për

lidhjet e tij me autoritetet shaiptare?

Hetimi sapo ka hapur siparin, ndërsa faturat e majme dhe

kontratat e dyshimta të Budapestit janë tashmë nën mikroskopin

e qeverisë së re hungareze.