Rifat Kullolli: Erion dhe Vullneti, opozitari me fjalë, por “kone” besnike të Ramës në votë..
Në politikën shqiptare, nuk mjafton të ngresh zërin kundër padrejtësive për t’u shpallur mbrojtës i njerëzve të zakonshëm. Mund të flasësh me pasion për fermerët, të bësh deklarata të forta për varfërinë, të kritikosh vendimet e qeverisë dhe të luash rolin e deputetit që nuk i kursen as të vetët.
Por, kur vjen çasti i votimit, gjithçka zbret nga skena e fjalëve në terrenin e përgjegjësisë politike. Pikërisht aty ndahet kundërshtari i vërtetë nga opozitari me regji.
Erion Braçe, ky pupac i Ramës është bërë simbol i kësaj kontradikte për një pjesë të opinionit publik. Në fjalimet e tij shfaqet si njeriu që i kupton hallet e fermerëve, që shqetësohet për ekonominë e vogël dhe që nuk ngurron t’u drejtojë kritika kolegëve të vet socialistë.
Mirëpo, kur kritika nuk shndërrohet në qëndrim të dallueshëm në vendimmarrje, ajo është kthyer në një shfaqje politike, mjaftueshëm e zhurmshme që ka tërhequr vëmendje, por asnjëherë nuk ka ndryshuar miratimin e ligjeve antipopullore..
Problemi me Braçen nuk është se kritikon Ramën. Përkundrazi, një deputet duhet ta kritikojë edhe kryeministrin e partisë së vet, kur vendimet bien ndesh me interesat e qytetarëve. Problemi lind kur fjalët krijojnë përshtypjen e një përplasjeje të madhe, ndërsa vota e deputetit mbetet në të njëjtin rresht me shumicën që ai, të paktën në deklarata, e vë në shënjestër.
Por ngjarjet e 8 tetorit e bënë këtë kontradiktë konkrete. Braçe kundërshtoi publikisht reformën territoriale, foli për mungesë transparence, për shkelje parimesh dhe për pasoja në jetën e banorëve të bashkive që parashikohej të shkriheshin. Madje, konflikti me Ramën u shoqërua edhe me paralajmërimin se votimi kundër mund ta nxirrte jashtë grupit parlamentar socialist. Megjithatë, në votimin përfundimtar, Braçe votoi pro reformës, e cila u miratua me 85 vota.
Ja ku qëndron thelbi i çështjes. Nëse një deputet deklaron se një ligj është i gabuar, se cenon parimet dhe prek jetën e qytetarëve, por në fund voton për miratimin e tij, atëherë publiku ka të drejtë të kërkojë një shpjegim bindës. Të thuash «jam kundër», por të votosh «pro», nuk është një hollësi parlamentare. Është një kontradiktë politike që kërkon përgjegjësi.
Këtu metafora e «opozitës brenda pozitës» merr kuptim. Një deputet mund të jetë kritik, por kritika e tij humbet peshë kur, në çastin vendimtar, rezultati i votës përputhet me vullnetin e shumicës që ai kundërshtonte. Nuk mjafton të bllokosh foltoren, të ngresh tonin apo të bësh deklarata që marrin vëmendjen e mediave. Në parlament, vota është ajo që kthehet në ligj.
Braçe mund të pretendojë se ka zgjedhur qytetarin dhe jo partinë. Por ky pretendim duhet të provohet me arsyetim politik, jo vetëm me fjalë. Nëse besonte se reforma ishte e gabuar, përse e mbështeti me votë?
Nëse kishte arsye më të forta për të votuar pro, përse nuk i bëri ato bindëse për publikun përpara votimit? Shpjegimi i tij është i domosdoshëm, sepse bëhet fjalë për një vendim që prek organizimin e pushtetit vendor dhe jetën e banorëve.
Në fund te diskutimit dhe votimit Rama mori votën që i nevojitej, reforma kaloi dhe kundërshtimi i Braçes nuk e pengoi vendimin. Kjo është pasoja konkrete dhe shume e rende. Çdo gjë tjetër mbetet çështje interpretimi.
Politika nuk është teatër ku njëri luan rolin e kryeministrit të vendosur dhe tjetri atë të rebelit të pakënaqur, ndërsa në fund të dyja rolet i shërbejnë të njëjtit përfundim. Ose të paktën, kur përfundimi del i tillë, qytetarët kanë të drejtë të dyshojnë te serioziteti i kundërshtimit.
Erion Braçe nuk ka nevojë për etiketa fyese që të vihet përballë përgjegjësisë. Mjafton të vendosen përballë njëra-tjetrës fjalët e tij dhe vota e tij. Aty qëndron akuza më e fortë politike, një deputet që e paraqet veten si zëri kritik i qytetarëve, por që në momentin vendimtar mbështet vendimin të cilin e ka kundërshtuar publikisht.
Në politikë, rebelimi matet me votën, jo me volumin e zërit. Dhe kur fjala thotë «jo», ndërsa vota thotë «po», qytetarët kanë te drejte ta pshurrin ne fyture nje lytyre te kesaj kategorie e se bashku me te dhe fytyrën e Vullnet Sines. Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë llogari ketyre surreterve te shabllamosur nga rrogat e majme dhe pasuria e pamerituar ..
Turp që parlamenti perfaqesohet nga keta kukulla të Ramës..


