Aktualitet

SPAK zbardh detaje: Lokali në Dobraç me armë dhe kitare në mure, aty shkonte Safeti dhe grupi “Bajri”!

Një dosje e SPAK-ut që hedh dritë mbi përplasjet e rënda në Shkodër.

Një lokal në zonën e Dobraçit në Shkodër, i konsideruar prej kohësh si territor i njerëzve të afërt me Safet Bajri, del në qendër të dosjes së SPAK-ut si një ambient i mbushur me armë dhe i frekuentuar nga emra të njohur të botës së krimit.

Sipas materialeve hetimore, në dosje janë përfshirë edhe foto ku duken armë të llojeve të ndryshme të ekspozuara në muret e lokalit. Hetuesit pretendojnë se ambienti frekuentohej nga Izmir Sakicaj, Samuel Troshani, Safet Bajri, i njohur edhe me mbiemrin Rustemi, si dhe persona të tjerë të lidhur me grupin.

SPAK zbardh detaje: Lokali në Dobraç me armë dhe kitare në

Lokali në Dobraç me armë dhe kitare në mure

Në të njëjtën dosje, Sakicaj, Troshani dhe Franko Lela akuzohen si organizatorë të tentativës për vrasjen e Aleksandër Prendi në gusht të vitit 2024 në fshatin Rranxë të Bushatit.

Hetimet tregojnë se ngjarja nuk përfundoi siç ishte planifikuar, por u kthye në një përplasje të armatosur, pasi Prendi dyshohet se kishte organizuar pritë ndaj personave që kishin shkuar për ta ekzekutuar.