Thirrje Kombëtare për Hetim të Plotë të Krimeve mbi Pronën Publike dhe Private
Arrestimi i zyrtarëve të Kadastrës në Dibër tregon se tjetërsimi i pronave nuk duhet parë si një problem lokal. Nëse dyshimet për falsifikim dokumentesh, mashtrim dhe abuzim me pronat janë të vërteta, atëherë institucionet duhet të verifikojnë nëse skema të ngjashme kanë vepruar edhe në qarqe të tjera të Shqipërisë.
I bëj thirrje , Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese të nisin një hetim kombëtar mbi tjetërsimin e pronave, falsifikimin e dokumenteve dhe korrupsionin në administrimin e pronës.
Ky hetim duhet të përfshijë çdo qark të vendit, përfshirë , , , , , dhe çdo zonë tjetër ku ka indicie për shkelje.
Asnjë zyrtar nuk duhet të jetë mbi ligjin. Nëse ekzistojnë prova ose indicie të bazuara për veprimtari të paligjshme, ato duhet të hetohen pa dallim funksioni apo përkatësie politike.
Mbrojtja e pronës është një detyrim kushtetues. Lufta kundër korrupsionit nuk mund të jetë selektive; ajo duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Shteti i së drejtës fillon aty ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë.
Artur Mamadhaj Klosi
Ekspert Ndërkombëtar i Auditimit Publik dhe Antikorrupsionit Global

