VIDEO/ Egnatia tregon sa vlen në Europë, e para historike në Ligën e Konferencës mbyllet me dy gola
Egnatia e ka mbyllur me një barazim 1-1 debutimin e saj në fazën në grupe të Ligës së Konferencës në ndeshjen përballë Midtjylland në “Elbasan Arena”.
Skuadra rrogozhinase gjeti e para avantazhin përballë danezëve, por më pas u godit shpejt nga miqtë që barazua dhe rrezikuan disa herë portën e Dajsinanit.
Në pjesën e dytë, loja ishte më e mbyllur dhe nuk u tundën më rrjetat, duke bërë që dy ekipet të kënaqeshin me barazimin 1-1.
EGNATIA-MIDTJYLLAND 1-1
26′ Gruda / 32′ Ço
NGJARJET KRYESORE
90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.
90’+2’ Dy goditje radhazi në zonën e Midtjylland bllokohen nga mbrojtja.
90′ Jepen 4 minuta shtesë.
90’ Billing nga e majta provon të shqetësojë Dajsinanin por çon sferën në duart e tij.
84’ Iheanaço shfaqet para Dajsinanit dhe godet shtyllën. Për fat ai është edhe në pozicion jashtë loje. (VIDEO)
81’ Uhre çon sferën në rrjetë pasi i shpëton Dajsinanit në vijimin e një goditje këndi. Për fat goli anulohet për faull ndaj portierit. (VIDEO)
81’ Loukili dhe Gruda i lënë vendin në fushë Fernandos dhe Ajetit në radhët e Egnatias.
77’ Uhre hyn në fushë në vend të Kastijo.
73’ Iheanaço merr një top të mirë në zonë, por gjuajtja e tij është shumë e gabuar. (VIDEO)
72’ Montenegro merr vendin e Adjesa në radhët e Egnatias.
69’ Pas një goditje këndi, Bek me kokë devijon para portës por Bitri me një devijim vendimtar ndalon topin që të shkojë në rrjetë. (VIDEO)
66’ Diabate dhe Smajli hyjnë në fushë në vend të Haime dhe Albaneze në radhët e Egnatias.
66’ Albaneze provon fatin me një gjuajtje nga distanca që nuk ka efektin e dëshiruar.
63’ Një harkim perfekt në zonë për Haime gjen spanjollin i cili zhytet të gjuajë me kokë por pa e kthyer sferën drejt rrjetës. (VIDEO)
59’ Iheanaço nga e djathta pason në qendër duke detyruar Dajsinanin të devijojë me këmbë për të ndalur sferën.
57’ Sulm shumë i rrezikshëm i miqve në të djathtën me topin që shkon në qendër ku Bitri e largon në këndore. (VIDEO)
56’ Johanesen hyn në vend të Rajoviç në radhët e Midtjylland.
54’ Albaneze merr topin në mesfushë, avancon dhe gjuan. Portieri Baker pret në pozicion. (VIDEO)
52’ Billing tenton me një goditje dënimi ballore, topi nuk gjen portën e Dajsinanit duke kaluar mbi traversë. (VIDEO)
46’ Etim, Iheanaço dhe Uatjen hyjnë në fushë në vend të Ço, Martinez dhe Hong në radhët e miqve.
45’+1’ Mbyllet me barazimin 1-1 pjesa e parë.
45′ Jepen 1 minutë shtesë.
43’ Haime nga e djathta harkon për Adjesa, i cili nuk gjuan siç duhet duke mos çuar sferën në portë.
42’ Albaneze nga e majta provon me këmbën e kundërt, portieri grushton me vështirësi. (VIDEO)
39’ Kastijo jep një top të rrezikshëm në zonë për Ço, i cili gjen rrjetën. Për fat aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
34’ Kryeziu në të djathtën ka mundësi të gjuajë por nuk ka shënjestrën e duhur.
32’ Goditen rrogozhinasit! Një harkim nga e djathta gjen Ço të vetëm në zonë ku sulmuesi me kokë mposht Dajsinanin. (VIDEO)
30’ Një gabim në pasim mbrapa i Loukilit i dhuron sferën Rajoviç i cili gjuan duke gjetur përgjigjen e Dajsinanit. (VIDEO)
30’ Gruda provon edhe nga distanca, sfera shkon në duart e portierit. (VIDEO)
26’ GOOOL EGNATIA! Një harkim nga e djathta gjen Grudën në shtyllën e dytë ku sulmuesi me kokë çon sferën në rrjetë. (VIDEO)
23’ Martinez provon nga distanca, sfera shkon lart mbi traversë.
15’ Një top në zonë për Adjesa nuk devijohet siç duhet nga sulmuesi dhe sfera ndalet në duart e portierit. (VIDEO)
14’ Ço nga e djathta gjen hapësirë të gjuajë pa shqetësuar katërkëndorin e rrogozhinasve. (VIDEO)
8’ Një pasim nga e majta e sulmit danez çon sferën në qendër ku Sota largon rrezikun. (VIDEO)
5’ Kryeziu tenton në ecje e sipër në pozicion ballor para zonës, sfera ndalet nga mbrojtja e miqve.
4’ Një aksion iu shpejtë krijon panik para portës së Dajsinanit i cili ndal një gjuajtje nga afër të Rajoviç. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.
FORMACIONET ZYRTARE



