Aktualitet

Zbardhen diskutimet brenda Këshillit të Sigurisë: Klodian Braho dha shpjegime pse arrestoi Vlora Hysenin, ja çfarë tha Elvis Lila

Janë zbardhur detaje nga diskutimet që u zhvilluan sot në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Fjalën e ka marrë fillimisht kreu i komanduar i Shërbimit Informativ të Shtetit, Elvis Lila.

Lila ka këmbëngulur se nga një auditim tepër sekret që është kryer pas arrestimit të Vlora Hysenit, nuk rezulton që nga ky institucion të kenë dalë dokumente që cënojnë sigurinë kombëtare të vendit. Më tej, ai ka përmendur detyrimin për të mbledhur dhe ruajtur informacione të sigurisë, e po ashtu domosdoshmërinë dhe për të bashkëpunuar me institucionet. Kjo deklaratë u mbështet dhe nga presidenti Bajram Begaj.

Më tej, kryeprokurori Klodian Braho ka dhënë shpjegime në lidhje me arsyet që çuan SPAK të kërkonte arrestimin e Vlora Hysenit.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përsëritur argumentin se përgjegjësia është individuale. Sipas kryeministrit, duhet të gjenden mekanizma për ndërveprim, për të ruajtur sigurinë kombëtare.

Ndërsa nga ana e tij, presidenti Begaj pasi ka lënë detyrat për secilin institucion, ka bërë të qartë se duhet ruajtur pavarësia dhe nuk duhet ndërhyrë në punën e Prokurorisë së Posaçme.