Zjarr në një banesë në Elbasan, flakët rrezikuan banesat përreth
Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen “Aqif Qafa” në Elbasan.
Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses bëri të mundur izolimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit.
Flakët rrezikuan edhe banesa përreth, pasi ekzistojnë shtëpi të tjera ngjitur në të njëjtën çati.
Sakaq shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.


