Aktualitet

Edukatorja e një kopshti privat në Tiranë dhunon 2-vjeçarin

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 32-vjeçare, me iniciale B.H., e cila punonte si edukatore në një kopsht privat në kryeqytet. Sipas dyshimeve të ngritura nga autoritetet, ajo ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije 2-vjeçar në ambientet e institucionit ku ushtronte detyrën.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë kryer arrestimin e edukatores pas dyshimeve për veprën penale të dhunës ndaj të miturit. Autoritetet kanë nisur procedurat për dokumentimin e plotë të rastit.