Sport

Kërcënon Europa ! Bojkot total Botërorit,nëse Infantino tenton ta shesë!

Asnjë skuadër nga Europa në Kupën e Botës 🇪🇺❌ UEFA i ka shpallur “luftë të hapur” FIFA-s dhe ky është plani bashkë me federatat e vendeve europiane, nëse FIFA dhe Gianni Infantino ecin përpara me idenë për të shitur Botërorin tek investitorë privatë, që nënkupton shitjen e të drejtave të transmetimit, sponsorizimet, shpërndarjen e biletave e licensave dhe çdo veprim tjetër operacional që lidhet me organizimin e turneut.

Një nga zërat që ka reaguar më fuqishëm është edhe presidenti i 🇪🇸 LaLiga, Tebas: Kjo nuk është reformë, por fushatë e sponsorizuar nga vetë e ardhmja e futbollit. Infantino, duhet ta dish se futbolli, FIFA dhe kompeticionet e saj nuk janë prona jote!