Aktualitet

‘Lubia si gruaja e El Çapos’/ Berisha: Të dyja të sponsorizuara dhe të kuruara nga miliardat e krimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetin social Facebook një reagim të një qytetari, i cili bën një krahasim mes ish-zv/kryeministres Belinda Balluku dhe Emma Coronel Aispuro, bashkëshortes së ish-kreut të kartelit Sinaloa, Joaquin “El Chapo” Guzman.

Në postimin e tij, Berisha e shoqëron reagimin me komentin: “Një krahasim i gjetur! Ju lutem lexoni krahasimin e qytetarit digjital!”.

Në mesazhin e publikuar pretendohet se ka një “ngjashmëri pamore” mes dy figurave, ndërsa bëhen akuza politike ndaj Ballukut, duke e lidhur atë me “miliardat e krimit”.

“Te dyja të sponsorizuara e të kuruara nga miliardat e krimit”, thuhet në reagimin e qytetarit digjital, i cili shton se dallimi mes tyre është se Emma Coronel Aispuro u përfshi në botën e krimit përmes lidhjes me drejtuesin e kartelit, ndërsa Balluku është zëvendëskryeministre e një vendi anëtar të NATO-s.

Postimi i Berishës:

Një krahasim i gjetur!

Ju lutem lexoni krahasimin e qytetarit digjital!

Lubia si bashkëshortja e El Chapos!

Tjeta Doktor,

E pamundur të mos vësh re harmoninë pamore midis Lubisë së Shqipërisë dhe Emma Coronel Aispuro, bashkëshortja e ish-kreut të kartelit Sinaloa, El Chapo. Të dyja të sponsorizuara e të kuruara nga miliardat e krimit. Kanë një dallim, Emma i shërbeu krimit si një vajzë e cila u josh në moshë të re nga drejtuesi i kartelit, ndërsa Lubia si Zv. Kryeministre e një shteti evropian; anëtar në NATO.