Aktualitet

Zjarr në një apartament në Vlorë

Një zjarr ka përfshirë këtë të diel një apartament në katin e tretë të një pallati në rrugën Transballkanike në Vlorë. Flakët dhe tymi i dendur kanë shkaktuar panik te banorët e zonës, të cilët janë larguar nga banesat për të shmangur çdo rrezik.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit. Ndërhyrja vijon për të parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesët e tjera të pallatit.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, ndërsa pritet që autoritetet të kryejnë verifikimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.