Aktualitet

Tentuan tëkalonin në Shqipëri 24 emigrantë të paligjshëm, arrestohen tre persona në aksin Librazhd–Elbasan

Tre persona janë vënë në pranga në aksin Librazhd-Elbasan, pasi tentuan të kalonin ilegalisht në kufij 24 emigrantë të paligjshëm.

Kapen në aksin “Librazhd–Elbasan”, dhe vihen në pranga 3 shtetas, Florjan Mustafa, Aleksandër Rira dhe Denis Çollaku, që transportonin në 2 raste, 24 emigrantë që kishin hyrë ilegalisht, në Shqipëri.

Njëri prej tyre e drejtonte automjetin me të cilin transportonte emigrantët, pa leje drejtimi.

Sekuestrohen 2 automjetet.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për shtetas të përfshirë në veprimtarinë kriminale të transportimit kundrejt pagesave, të emigrantëve nga Vendet e Treta, të cilët synojnë të shkojnë ilegalisht, në shtete të BE-së, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan 2 operacione të njëpasnjëshme në këtë fushë.

Konkretisht, nga 2 ndërhyrjet e kryera në aksin rrugor “Librazhd–Elbasan”, u finalizuan operacionet e koduara:
-“Aksi”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë, duke transportuar 14 emigrantë, shtetasi F. M., 22 vjeç, banues në Elbasan;
-“Aksi 01”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë, duke transportuar 10 emigrantë, shtetasit A. R., 23 vjeç dhe D. Ç., 24 vjeç, të dy banues në Përrenjas. Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi A. R. e drejtonte automjetin me të cilin transportonte emigrantët, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.