Dha dorëheqjen si minister, avokati Rumano: Evis Sala është nën hetim nga SPAK
Avokati Gentian Rumano ka hedhur akuza të forta pas dorëheqjes së Evis Salës nga posti i ministres së Shëndetësisë.Në një intervistë për Euroneës, Rumano ka deklaruar se Sala është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet e largimit të saj nga detyra.Deklarata vjen pak pas njoftimit të Salës se ka lënë postin për shkak të angazhimeve ndërkombëtare në fushën e onkologjisë, inteligjencës artificiale dhe inovacionit.Për momentin, akuza e avokatit Rumano për një hetim nga SPAK ndaj ish-ministres mbetet për t’u konfirmuar zyrtarisht nga organet e drejtësisë.


