Si u bënë “rrush e kumbulla” 6 milionë euro të Startup Albania? Përfituesit, qokat dhe “problematikët” e drejtësisë!
Platforma E-doctor jashtë funskionit por përfitoi mbi 110 milionë lekë. A do të hetojë SPAK?
Bëhet fjalë për rreth 6 milionë euro financime, sipas të dhënave që kërkojnë verifikim të plotë dokumentar. Pyetja që ngrihet është e thjeshtë: a janë përdorur paratë për të zhvilluar startup-e dhe produkte teknologjike, apo një pjesë e tyre ka përfunduar te biznese që nuk kanë lidhje të dukshme me këtë sektor?
Miliona euro nga fondet publike për kompani që, sipas verifikimeve paraprake, nuk duket se kanë aktivitet të qartë në fushën e teknologjisë dhe startup-eve. Emra që shfaqen më shumë se një herë në skemat e financimit, lidhje familjare dhe kompani që pretendohet se kanë marrë fonde për produkte softëare, ndërkohë që aktiviteti i deklaruar në QKB ngre pikëpyetje. Një program që duhej të financonte inovacionin, teknologjinë dhe startup-et ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si janë përzgjedhur përfituesit dhe mbi produktet për të cilat janë dhënë fondet. Bëhet fjalë për rreth 6 milionë euro financime, sipas të dhënave që kërkojnë verifikim të plotë dokumentar. Pyetja që ngrihet është e thjeshtë: a janë përdorur paratë për të zhvilluar startup-e dhe produkte teknologjike, apo një pjesë e tyre ka përfunduar te biznese që nuk kanë lidhje të dukshme me këtë sektor?Një nga rastet që kërkon verifikim është Albania Wine Experience, e cila, sipas të dhënave të paraqitura, ka përfituar rreth 35 milionë lekë.Pretendimi është se aktiviteti i kompanisë lidhet me një bar/shërbim tradicional dhe nuk ka një produkt të dukshëm teknologjik që përputhet me objektivin e financimit të një programi startup-esh.Nëse kjo është e saktë, lind një pyetje themelore: Cili ishte produkti inovativ mbi bazën e të cilit u akorduan 35 milionë lekë?Dokumentet e aplikimit, projekti i paraqitur, pikët e marra dhe raportet e monitorimit duhet të tregojnë konkretisht se çfarë produkti është financuar dhe çfarë rezultatesh janë prodhuar.Një tjetër rast që kërkon një kontroll të imtësishëm është E-doctor, për të cilin pretendohet se ka përfituar për herë të dytë një shumë prej rreth 55 milionë lekësh. Platforma nuk ofron aktualisht funksionalitete të plota për rezervimin e analizave apo konsultave. Në listën e rasteve që kërkojnë verifikim është edhe Arben Oshafi, i cili, sipas të dhënave të siguruara, rezulton të ketë përfituar në dy raste përmes platformës B2B Ballkan. Platforma përdoret kryesisht në lidhje me panairet e zhvilluara në Pallatin e Kongreseve. Targa.al i Kevin Sadës ka fituar në 2026 në Fazën e Validimit me 3.764.706 lekë. Por nëse hap Google dhe kërkon faqen e tyre, të shfaqet “coming soon”. Pra as faqja nuk është gati. Megjithatë ata kanë marrë për Fazën e Zgjerimit. Domethënë u kanë dhënë para si biznes që po zgjerohet, kur në fakt nuk kanë asgjë për të zgjeruar. Një tjetër emër i përfshirë në listën e rasteve për verifikim është Alban Jaho, për të cilin pretendohet se ka përfituar rreth 38 milionë lekë për zhvillimin e një softëare-i. Aktiviteti i deklaruar i kompanisë në QKB nuk tregon një profil të qartë të lidhur me zhvillimin e softëare-it.Një nga rastet më sensitive është ai i UPFRONT, për të cilin pretendohet se ka përfituar rreth 55 milionë lekë këtë vit dhe se është përfitues për herë të tretë. Në materialin e siguruar ngrihet gjithashtu pretendimi për lidhje me një drejtues politik, përmes postit të shefit të kabinetit të Blendi Klosit.Në listën e përfituesve shfaqet gjithashtu Juxhin Caushi, për të cilin pretendohet një financim prej rreth 45 milionë lekësh në vitin e kaluar.Këtë vit, sipas të dhënave të siguruara, një tjetër përfitues me mbiemrin Caushi, Klajdi Caushi, ka përfituar rreth 35 milionë lekë. Sipas materialit të siguruar, pretendohet gjithashtu se financim është marrë edhe përmes një subjekti të lidhur me bashkëjetuesen e një prej personave të përmendur.Një tjetër rast i ngritur është ai i Dario Krasniqit, i cili, sipas të dhënave të siguruara, ka përfituar rreth 45 milionë lekë me projektin “Il Guanciale”.Pretendimi është se aktiviteti online lidhet me shitjen e jastëkëve dhe produkteve të ngjashme dhe se nuk është e qartë se cili është produkti teknologjik i financuar.Por këtu duhet bërë dallimi mes biznesit e-commerce dhe startup-it teknologjik: një kompani mund të zhvillojë teknologji edhe nëse shet produkte fizike.Prandaj dokumenti kyç është projekti me të cilin është fituar financimi. Çfarë u financua konkretisht me 45 milionë lekë? Një dyqan online, një platformë teknologjike apo një produkt tjetër inovativ?Një tjetër emër që del në listën e verifikimit është Elena Velaj, për të cilën pretendohet se ka përfituar rreth 25 milionë lekë për herë të dytë, për një aktivitet që lidhet me shitjen e stolive. Duhet parë se çfarë produkti është paraqitur në aplikimin e parë, çfarë rezultatesh janë arritur dhe çfarë projekti është financuar në aplikimin e dytë.Fakti që një biznes shet stoli nuk e përjashton automatikisht nga një skemë inovacioni,analizon Vox News. Por duhet të provohet qartë komponenti inovativ dhe teknologjik që justifikon financimin.MedWallet administrohet nga Endri Burrja. Ka fituar në 2025 në Fazën e Validimit me 3.950.000 lekë dhe në 2026 në Fazën e Zgjerimit me 6.666.667 lekë, gjithsej rreth 10.6 milionë lekë. Por aplikacioni i tyre nuk ka më shumë se 20 shkarkime. Dhe ato, sipas të dhënave që mund t’i verifikosh lehtë, janë bërë vetëm nga të afërmit e tyre. Pra nuk ka përdorues, nuk ka klientë, nuk ka asnjë lloj aktiviteti real.Komuniteti i Erion Çunit ka fituar në 2025 me 2.950.000 lekë dhe në 2026 me 7.433.333 lekë, duke kaluar nga Faza e Validimit në Fazën e Zgjerimit brenda një viti. E lançuan para një muaji dhe nuk kanë gjeneruar asnjë lek të ardhur.Talent Pass i Elvi Sharrës ka fituar në 2026 në Fazën e Zgjerimit me 7.933.333 lekë. Në 2025 ka fituar në Fazën e Validimit dhe akoma nuk ka përdorues.Këto janë vetëm disa nga rastet. Kur i kontrollon listat, zbulon se të paktën dhjetë subjekte me të njëjtin NIPT kanë fituar në thirrjen 2025 dhe përsëri në 2026. Totali që kanë marrë këta dhjetë brenda një viti shkon rreth 98 milionë lekë ose gati 1 milion euro. Pesë prej tyre kaluan nga Faza e Validimit në Fazën e Zgjerimit. Domethënë u certifikuan si biznese me klientë e të ardhura të provuara, pikërisht një vit pasi po “validonin” produktin. Ndërsa produkti nuk ekzistonte.Rasti më flagrant është Gregor Andoni me GrAnD. Në 2025 mori 3.250.000 lekë. Në 2026 mori grantin më të lartë të gjithë thirrjes, 10.626.667 lekë ose 106 mijë euro. Një rritje më shumë se trefish brenda një viti. E shoqëruar kjo me ndryshim emri nga GrAnD Industries në GrAnD Creative Industries dhe ndryshim industrie nga Inteligjencë Artificiale në Transport. Por i njëjti NIPT dhe i njëjti person.Emil Andoni bëri të njëjtën gjë duke kaluar nga e-Health Albania në eDoktor me të njëjtin NIPT. Mori 3.200.000 në 2025 dhe 6.466.667 në 2026.Rio Sherri fitoi në 2025 si individ me Axiom Breach, 1.357.640 lekë. Në 2026 rifitoi me të njëjtin emër, por këtë herë si shoqëri e regjistruar Axiom Breach shpk, 3.919.529 lekë.


