Politikë

KE, skaner qeverisë për fondet e IPARD, 112 milionë euro, ende peng i dyshimeve për korrupsion

Komisioni europian vijon ende të monitorojë qeverinë për fondet e IPARD, ndërsa nuk ka një datë të përcaktuar për financimin e femerëve shqiptarëve për shkak të dyshimeve për korrupsion nga ministria e bujqësisë. Në një përgjigje për MCN, Komisioni Europian deklaron se po punon për të kuptuar nëse institucionet shqiptare mund të menaxhojnë fondet e BE-së, pas dyshimeve për kepërdorimin e 33 milionë eurove.

Dosja e Krifcës pezull në SPAK

Fondet e IPARD vijojnë të jenë të bllokuara prej dy vitesh, për shkak se Brukseli kërkon nga autoritetet shqiptare të ndëshkojnë ata që kanë vjedhur milionat që duhet të shkonin për bujqësinë. Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), pas një auditimi të bërë në AZHBR, zbuloi se në kohën kur ajo drejtohej nga Frida Krifca, ishin vjedhur miliona euro. Dosja ka shkuar në SPAK, por nuk ka asnjë zhvillim mbi hetimet.