Aktualitet

Protesta e 96-të, aktivistja Koka: Më 7 shtator do ta rrethojmë Ramën, më 12 na bashkohet diaspora

Aktivistja Luçiana Kokaj, gjatë protestës së 96-të kundër qeverisë, ka njoftuar se banorët e Rrjollit do të nisin më 12 shtator protestat për pronat dhe tokat e tyre, ndërsa ka bërë thirrje për një pjesëmarrje masive në ditën e 100-të të rezistencës.

Aktivistja u shpreh se me 7 shtator do bëhet protestë shembull, teksa sipas saj, me rrethimin e kryeministrisë, do ikë Rama.

Gjithashtu, ajo tha se në protestën e 12 shtatorit, protestës do t’i bashkohen edhe emigrantët.

“Sot në Shkodër banorët e Rrjollit kanë zhvilluar protestë për të drejtën e pronës. Banorët e Rrjollit kanë thirrur protesta, nga data 12 shtator e mbrapa do jenë çdo ditë aty për të ndalur punimet.

Fokusi jonë kryesor është Tirana, kur të ikë Rama, do ikin të gjitha të këqijat e këtij vendi. Por edhe banorët e Rrjollit që kanë punuar të vetëm, kanë nevojë për mbështetje. Qeveria dhe kompanitë e oligarkëve, nuk mund të piketojnë çdo tokë të bukur e ta përdorin për pazare, pa marrë parasysh, statusin e zonave të mbrojtura.

Anulimi i ligjit 21,24 është një kusht për të shpëtuar Shqipërinë. Ne nuk mjaftohemi me anulimin e paketës së Maleve apo me gjëra të tjera, ne nuk ndalojmë pa u larguar kjo klasë politike. Nëse qeveria mendon se duke na arrestuar na tremb, e ka parë mbrëmë dhe sonte, që thjeshtë na bën më fortë. Me 7 shtator, kur të bëjmë 100 ditë rezistence e shembull, duhet të jemi bashkë që ta rrethojmë kryeministrinë, de ri sa ai të largohet. Diaspora di vijë me datën 12 e do na gjejë të gjithëve të bashkuar”.