Detaje/ Pa asnjë mjet mbrojtës, po punonte në terren pas stuhisë: Ky është elektricisti i OSHEE-së që humbi jetën në Belsh! (Emri)
-Një tjetër rast ku një elektriçist humb jetë gjatë punës është regjistruar në vendin tonë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, 32 vjeç ka humbur jetën teksa ndodhej në terren pas stuhisë që përfshiu zonën.
Raportohet se pas motit të keq dhe dëmtimeve të shkaktuara në rrjetin elektrik, ekipet e OSHEE-së kanë dalë në terren për të ndërhyrë dhe rikthyer furnizimin me energji elektrike.
Rasti ngre pikëpyetje mbi mungesën e pajisjeve dhe mjeteve të nevojshme të sigurisë në punë, të cilat duhet të garantojnë mbrojtjen e elektricistëve gjatë ndërhyrjeve në rrjet.
Kur ekipet punojnë nën presionin e rikthimit të energjisë pas stuhive, rreziku për punonjësit është veçanërisht i lartë.
Rasti vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e djeshme në Marglliç të Patosit, ku një 46-vjeçar humbi jetën gjatë punës.
Paraprakisht dyshohet se Ermal Debrova ishte duke montuar një shtyllë elektrike, kur ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka humbur jetën në vendngjarje.


