Nga roje në zhvatës pronash, kush është gjyqtari i Administratives Ramiz Lala që urdhëroi rritjen e pagave për sistemin gjyqësor
Si pasi kaloi vetingun bleu dy shtëpi për 27 mijë euro, vilë pa leje 1 milionë lekë, i vuri gjobë 600 mijë euro bashkisë për fëmijën që u rrëzua në oborr
Gjyqtari pranë Gjykatës Administrative, Ramiz Lala, ka marrë sot një vendim në konflikt interesi, duke urdhëruar Ministrinë e Financave dhe Thesarin të zhbllokojë pagat e gjyqtarëve të GJKKO, bashkë me rritjen e përcaktuar nga KLGJ-KLP, në zbatim sipas tyre të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Gjyqtari Ramiz Lala ka pranuar kërkesën e GJKKO për të urdhëruar qeverinë të zhbllokojë pagat për gjyqtarët pranë saj, me rritjen nga 70 mijë euro në vit në rreth 100 mijë euro në vit. Vendimi pritet të kthehet në normë.

Pas vendimeve të njënashme dhe të paprecedenta të KLGJ dhe KLP për rritjen e pagave të gjyqtarëve me 40 %, pasuar me një kallëzim në SPAK ndaj ministrit të Financave Petrit Malaj dhe përgjegjësve të degëve të thesarit, kupola e drejtësisë ka sfiduar sërisht sot kryeministrin Edi Rama.
Gjyqtari pranë Gjykatës Administrative, Ramiz Lala, ka marrë sot një vendim në konflikt interesi, duke urdhëruar Ministrinë e Financave dhe Thesarin të zhbllokojë pagat e gjyqtarëve të GJKKO, bashkë me rritjen e përcaktuar nga KLGJ-KLP, në zbatim sipas tyre të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Gjyqtari Ramiz Lala ka pranuar kërkesën e GJKKO për të urdhëruar qeverinë të zhbllokojë pagat për gjyqtarët pranë saj, me rritjen nga 70 mijë euro në vit në rreth 100 mijë euro në vit. Vendimi pritet të kthehet në normë.
Gjykata dhe prokurori të tjera i janë drejtuar Gjykatës Administrative me të njëjtën objekt kërkese për rritjen e pagave. Vendimi i Ramiz Lalës mund të konsiderohet si një sfidë ndaj Edi Ramës, i cili ka deklaruar publikisht se nuk është Ministria e Finacave dhe Thesari, por është vetë ai që ka bllokuar pagat.
Po kush është gjyqtari Ramiz Lala që iu bashkua betejës së gjyqtarëve dhe prokurorëve kundër qeverisë për rritjen e pagave, duke krijuar një hendek të madh me pagat e mjekëve, mësuesve, policëve, ushtarakëve etj.?
Dikur roje në aeroport, Ramiz Lala, 60 vjeç, e ka rifilluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2010 në Gjykatën e Përmetit. Lala u rikthye si gjyqtar në moshën 44 vjeç. Ramiz Lala, i lakuar si një nga gjyqtarët që ka bërë kërdinë me prona në Sarandë, pretendon se ka mbaruar Fakuletin e Drejtësisë në vitin 1994, edhe pse ka dyshime se ka mbaruar vetëm kursin e ‘Plepave’ në Durrës.
Në vitin 1993, Lala pretendon se ka qenë ndihmës giyqtar në Kukës, edhe pse nuk ka të dhëna për këtë funksion. Në vitin 1998, Ramiz Lala pretendon se është emëruar gjyqtar dhe më pas kryetar Gjykate në Kukës. Nga viti 1998 deri në vitin 2010, Ramiz Lala ka qenë jashtë sistemit. Disa dëshmitarë thonë se Ramiz Lala ka qenë roje në aeroport.
Me ndërhyrjen e një biznesmeni që është nën hetim nga SPAK, në vitin 2013, Lala u emërua kryetar i Gjykatës Administrative të Gjirokastrës. Në korrik 2019, me ndërhyrjen e biznesmenit, Lala kaloi procesin e Vetingut. Komisioneri Publik i kërkoi KPA-së shkarkimin e tij nga detyra. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në vitin 2021, u nda sa i takon ligjshmërisë dhe profesionalizimit të gjyqtarit Ramiz Lala.
Edhe këtë radhë, biznesmeni lëvizi fijet e duhura. Tre gjyqyarë, Sokol Çomo, Ardian Hajdari dhe Ina Rama shpëtuan Ramiz Lalën, duke e konfirmuar në detyrë. Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz kërkuar shkarkimin e tij nga detyra. Pasi kaloi edhe shkallën e dytë të Vetingut, Ramiz Lala bleu dy apartamente për vetëm 27 mijë euro, përkatësisht nga 13.5 mijë euro secili. Me 27 mijë euro nuk blen dot as një garazh. Jo vetëm kaq. Më herët, Ramiz Lala ka ndërtuar një vilë pa leje, të cilën e ka deklaruar 1 milionë lekë. Gjyqtari Lala nuk është befasues vetëm në pasuri, por edhe në vendime.
Tre gjyqyarë, Sokol Çomo, Ardian Hajdari dhe Ina Rama shpëtuan Ramiz Lalën, duke e konfirmuar në detyrë. Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz kërkuar shkarkimin e tij nga detyra. Pasi kaloi edhe shkallën e dytë të Vetingut, Ramiz Lala bleu dy apartamente për vetëm 27 mijë euro, përkatësisht nga 13.5 mijë euro secili. Me 27 mijë euro nuk blen dot as një garazh. Më herët, Ramiz Lala ka ndërtuar një vilë pa leje, të cilën e ka deklaruar 1 milionë lekë.
Në një rast, Ramiz Lala ka marrë një vendim duke gjobitur Bashkinë e Gjirokastrës me 560 milionë lekë, rreth 600 mijë euro, për shkak se një fëmijë ishte rrëzuar në lagje duke luajtur. Vendimi më shumë se sa absurd është korruptiv.
Gjyqtari Ramiz Lala, dyshohet se ka arritur një pazar me familjarët e fëmijës për të zhvatur bashkinë, ku gjyqtari do të merrte rreth 500 milionë lekë, ndërsa 10 % familjarët. Një nga klientët e gjyqtarit Ramiz Lala në Gjirokastër ishte falsifikatori Llambro Zhupaj, një biznesmen i akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda, për të cilin Prokuroria e Sarandës ka kërkuar deklarimin fajtor dhe dënimin e tij me 5 vjet e 6 muaj burgim.
Lala ka marrë dy vendime të ndryshme për të njëjtën çështje, njërin kundër falsifikatorit Llambro Zhupaj kur nuk ishin paguar paratë, dhe tjetrin pro Llambro Zhupajt ku mafia e ndërtimit kishte paguar paratë.
Në vitin 2023, biznesmeni hyri sërish në lojë. Me vendim numër 530, datë 11.10.2023, KLGj vendosi tranferimin e Ramiz Lalës nga Gjirokastra në Tiranë. Kush ka çështje me Ramiz Lalën në Tiranë, shkon dhe takon biznesmenin, i cili e thërret gjyqtarin Lala si të ishte kamarier, ku i jep porosinë se si duhet të jetë vendimi.Prapaskena
Si nisi përplasja për pagat
Përplasja institucionale për pagat e magjistratëve ka marrë një tjetër kthesë, pas kallëzimit të shoqatave të gjyqtarëve dhe prokurorëve në SPAK ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj, sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie dhe drejtuesve të degëve të Thesarit në rrethe.
Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve pretendojnë se zyrtarët e kallëzuar kanë penguar zbatimin e vendimeve gjyqësore që lidhen me trajtimin financiar të magjistratëve. Në kallëzim ngrihen dyshime për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Pengimit për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” dhe “Mosekzekutimit pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës”.
Në thelb të konfliktit qëndron pyetja se kush e ka fjalën e fundit për nxjerrjen e fondeve nga buxheti i shtetit për zbatimin e rritjes së pagave, gjykatat, përmes vendimeve të tyre, apo Kuvendi, përmes miratimit të ndryshimeve dhe fondeve përkatëse buxhetore.
Shoqatat e magjistratëve e shohin moszbatimin e vendimeve si një problem serioz institucional dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e SPAK-ut. Qeveria, nga ana tjetër, këmbëngul se ekzekutimi financiar nuk mund të bëhet pa kaluar përmes procesit legjislativ.


