Kosova dhe Rajoni

Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, Kadri Veseli dënohet me 18 vite burg

Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Trupi gjykues e shpalli Veselin fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Trupi gjykues konstatoi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë penalisht përgjegjës për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme.