Kosova dhe Rajoni

Fajtor për disa krime, Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burg nga Gjykata Speciale në Hagë

Rexhep Selimi është dënuar me 13 vite burg nga Gjykata Speciale në Hagë, më poshtë vendimi i kumtuar nga gjykatësi.

“Trupi gjykues ju shpall fajtor për arrestim dhe ndalim të paligjshëm si krim lufte, kryer kundër 385 personave. Trajtim mizor si krim lufte kryer kundër së paku 49 personave.

Torturë si krim lufte dhe vrasje e paligjshme. Trupi gjykues ju shpall të pafajshëm për një numër incidentesh të pavërtetuara dhe për krime kundër njerëzimit.

2 vite burg për trajtim mizor, 8 vite burg për torturë dhe 11 vite burg për vrasje të paligjshme. I njësuar dënimi është 13 vite, duke llogaritur kohën e paraburgimit”, shprehet gjyqtari.