Politikë

“PS dhe PD të punojnë në një klimë më të qetë”, Kryetari i delegacionit të BE: Reformat të zbatohen në praktikë!

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian, Marco Tarquinio ka folur nw lidhje me procesin e negociatave që po zhvillon Shqipëria për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Gjatë fjalës së tij në Takimin e 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Tarquinio tha se Parlamenti Evropian po e ndjek me vëmendje procesin e integrimit dhe theksoi rëndësinë e rolit të Kuvendit të Shqipërisë.

Tarquinio tha se Shqipëria është një demokraci e re, ndërsa nënvizoi se në Bruksel dhe Strasburg po ndiqet me vëmendje gjithçka që po ndodh në vend. Ai theksoi se reformat nuk duhet vetëm të miratohen, por edhe të zbatohen në praktikë. Duke iu referuar klimës politike në Shqipëri, Tarquinio pranoi se ekzistojnë debate mes mazhorancës dhe opozitës, por bëri thirrje për vijimin e punës dhe një klimë më të qetë politike.

“Ndodhem këtu edhe një herë si kryetar i delegacionit të PE që përbëhet nga shumë deputetë të PE. Përfaqësojmë 3 grupe politike madhore në PE. Kjo tregon interesin tonë të lartë për të kontribuar. Ne si PE, bashkëpunojmë me Kuvendin tuaj në rrugën e anëtarësimit në BE. Në këtë takim të rëndësishëm, pamë marrëdhëniet e forta mes atyre që kanë të tyre për të përfaqësuar për të parë këtë rrugëtim politik. PE e di shumë mirë rolin që duhet të luajë, por edhe rolin e Kuvendit e Shqipërisë, në procesin e zgjerimit. Jeni demokraci e re, e fortë, e gjallë. Nga Brukseli, nga Strasburgu, po ndjekim me vëmendje gjithçka që po ndodh këtu. Ka për të qenë moment themelor i shkëmbimeve të thella. Dua të falenderoj bashkëkryetarin, zotin Balla. Qytetarët tuaj presin përgjigje për këto. Ajo që po ndodh në Shqipëri është spektakolare, procesi i negocimit të kapitujve.

Gjatë punimeve, do konfirmojmë faktet se do duhet të miratohen reformat, por edhe të vihen në zbatim në terren. E di që mes mazhorancës dhe opozitës ka debate, i di, por duhet të vazhdohet me punën, të ketë klimë më të qetë. Duhet të shohim edhe veten, kur zgjerohet BE, duhet të shohim edhe disa çështje rreth vetes. A do ketë apo jo një objekt turistik në këtë vend të bukur dhe të rëndësishëm, unë them se do mbajmë vesh me vëmendje për gjithçka që do thuhet. Shpresojmë se do jetë produktive”, theksoi ai.