8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL
Në vetëm 7 muaj, 8,500 persona morën mbështetje financiare për trajtimin shëndetësor. Kjo shifër tregon një realitet që shumë familje e përjetojnë drejtpërdrejt: kur vjen puna te shëndeti, faturat e spitalit dhe kostot e trajtimit mund të jenë të larta, të papritura dhe dekurajuese.Të paguash gjithçka vetë, pikërisht në një moment kur je i shqetësuar për shëndetin, mund ta kthejë një vështirësi shëndetësore edhe në një barrë të rëndë financiare. 8,500 klientë morën mbështetje në 7 muaj. Rreth 40 persona çdo ditë morën ndihmë për të përballuar shpenzimet e trajtimit, në një nga momentet më të vështira për ta dhe familjet e tyre. Përfitimi mesatar ishte rreth 400 euro për person.Nga këta përfitues:
* Rreth 130 persona përdorën sigurimin që kishin blerë për emergjenca gjatë udhëtimit.
* Rreth 100 përfituan nga sigurimi që kishin blerë për t’u mbrojtur në rast humbjeje jete dhe invaliditeti.
* Rreth 8,300 përfituan nga sigurimet shëndetësore.
Këto përfshijnë kartat Standard, Silver dhe Gold, si edhe produktet për sëmundjet e rënda: Jetë Plus, Jetë Plus Cash dhe Jetë Plus me Përkujdesje.
Mbulim për sëmundjet e rënda, si tumoret malinje.Produkti Jetë Plus, i prezantuar si ekskluziv i SIGAL në tregun shqiptar, ofron mbulim financiar për sëmundjet e rënda, duke përfshirë ndërhyrjet në valvulat e zemrës, transplantet, ndërhyrjet neurokirurgjikale dhe trajtimin e tumoreve.Me një çmim mesatar vjetor prej rreth 35,000 lekësh, në varësi të limitit të zgjedhur, ky produkt mund të mbulojë shpenzime deri në 1 milion euro dhe t’u ofrojë klientëve mbështetje përballë kostove të larta të trajtimit. Një pyetje që ia vlen ta bëjmë sot: A nuk do t’ia vlente një sigurim shëndetësor në SIGAL? Këto raste tregojnë se kostot e trajtimit shëndetësor nuk janë thjesht shifra në një faturë. Ato mund të ndikojnë drejtpërdrejt te vendimet e një familjeje, te mundësia për të marrë trajtimin e nevojshëm dhe te qetësia financiare. Mbulimi, sipas kushteve të kontratës, ndihmon në uljen e kësaj barre dhe u jep të siguruarve më shumë mundësi për t’u përqendruar te shëndeti dhe kujdesi ndaj vetes.


