Sport

Europa League/ Milani bie pa kushte në Angli, një tjetër klub kuqezi i jep leksion me tre gola skuadrës së Amorim

Një mbrëmje me rezultate të spikatura në Europa League, ku vëmendjen kryesore e mori humbja e rëndë e Milanit në Angli.

Kuqezinjtë u mposhtën 3-0 nga Bournemouth, në një ndeshje ku skuadra angleze arriti të imponojë lojën e saj dhe të marrë një fitore bindëse ndaj gjigantit italian.

Një tjetër fitore të thellë regjistroi Real Sociedad, që shkatërroi 6-0 Lillestrømin, ndërsa Benfica triumfoi 4-1 në transfertën ndaj Omonias. Edhe Hoffenheim bëri një paraqitje bindëse, duke mundur Lyonin me rezultatin 3-0.

Në ndeshjet e tjera, Anderlecht fitoi 3-0 ndaj Jagiellonias, ndërsa Celta Vigo mori tri pikë në transfertën ndaj Celtic, me rezultatin 2-1. Beşiktaş dhe Crystal Palace ndanë pikët pas barazimit 2-2, ndërsa Celje dhe Salzburg u ndalën gjithashtu në barazim, 2-2.

Olympiacos siguroi një fitore minimale 1-0 ndaj Sparta Pragës, kurse Levski Sofia befasoi Viktoria Plzenin, duke triumfuar 2-1.

REZULTATET:

Bournemouth 3-0 AC Milan

Beşiktaş 2-2 Crystal Palace

Celtic 1-2 Celta Vigo

Hoffenheim 3-0 Lyon

Jagiellonia 0-3 Anderlecht

Lillestrøm 0-6 Real Sociedad

Celje 2-2 Salzburg

Olympiacos 1-0 Sparta Prague

Omonia 1-4 Benfica

Viktoria Plzen 1-2 Levski Sofia