Europa League/ Milani bie pa kushte në Angli, një tjetër klub kuqezi i jep leksion me tre gola skuadrës së Amorim
Një mbrëmje me rezultate të spikatura në Europa League, ku vëmendjen kryesore e mori humbja e rëndë e Milanit në Angli.
Kuqezinjtë u mposhtën 3-0 nga Bournemouth, në një ndeshje ku skuadra angleze arriti të imponojë lojën e saj dhe të marrë një fitore bindëse ndaj gjigantit italian.
Një tjetër fitore të thellë regjistroi Real Sociedad, që shkatërroi 6-0 Lillestrømin, ndërsa Benfica triumfoi 4-1 në transfertën ndaj Omonias. Edhe Hoffenheim bëri një paraqitje bindëse, duke mundur Lyonin me rezultatin 3-0.
Olympiacos siguroi një fitore minimale 1-0 ndaj Sparta Pragës, kurse Levski Sofia befasoi Viktoria Plzenin, duke triumfuar 2-1.
REZULTATET:
Bournemouth 3-0 AC Milan
Beşiktaş 2-2 Crystal Palace
Celtic 1-2 Celta Vigo
Hoffenheim 3-0 Lyon
Jagiellonia 0-3 Anderlecht
Lillestrøm 0-6 Real Sociedad
Celje 2-2 Salzburg
Olympiacos 1-0 Sparta Prague
Omonia 1-4 Benfica
Viktoria Plzen 1-2 Levski Sofia


