Aktualitet

Gëzim Nonin SPAK e kërkon në burg, Ami Kozeli e emëron zëvendës drejtor të përgjithshëm të ARRSH

Rasti më flagrant është ai i Gëzim Nonit. Zoti Noni është zyrtarisht jo vetëm nën akuzë nga SPAK, por për të ka dhe pretencë. Prokuria e Posaçme ka kërkuar 1 vit e gjysmë burg për Gëzim Nonin për shkelje të barazisë në tendera, kërkesë e cila është konvertuar në 4 vjet shërbim prove dhe heqje e së drejtës për funksione publike për 3 vjet.

Por vetëm një muaj më parë, drejtori i Përgjithshëm i ARRSH, Ami Kozeli ka vendosur ta emërojë zv drejtor të këtij institucioni, Gëzim Nonin. Madje jo vetëm kaq, por Noni është caktuar de fakto drejtor i zbatimit të kontratave, aty ku lëviz 90 për qind e buxhetit të ARRSH-së