Politikë

Petrit Vasili: Faktet flasin vete, pas arrestimit te Veliajt eshte vetem Rama dhe askush tjeter!

Arrestimi i Veliajt dhe kercenimet e Gogut si trasmetues i mesazheve te Rames i jep fund cdo dileme mbi rolin absolut dhe autoresine e Rames ne kete arrestim per shkak te kapjes se plote te Drejtesise prej tij.
Nje analize e thjeshte tregon gjithshka qarte dhe pa ekuivok.
Se pari.
Arrestimi spaktakolar i Veliajt ne zyre, ne mes te dites dhe i filmuar e mediatizuar ne menyre te rrufeshme kishte te gjitha mundesite ligjore te realizohej ndryshe.Po keshtu masa shtrenguese arrest me burg i kerkuar e realizuar nga SPAK nderkohe qe per akuza shume me te medha kemi pare Karcanaj e AKSH, Ballukun, Vlora Hysenin, Drejtoret e 5D etj qe jane me detyrim paraqitje ose arrest shtepie.
Se dyti.
Nesti Angoni apo denoncuesi anonim eshte dikush vetem i Rames sepse askush tjeter nuk mund te kishte nje akses dhe afersi qe te njihte kaq detaje personale dhe te dhena kaq te imta qe kerkojne akses shteror aq me pak opozita qe kishte zero mundesi qe te posedonte keto te dhena.
Se treti.
Rama ndertoi nje farse me mitingun ne shesh dhe pastaj protesten para SPAK gjoja ne mbrojtje te Veliajt.Por realisht qe ne diten e arrestimit shkoi ne Bashkine e Tiranes rrembeu çdo kompetence dhe largoi te gjithe drejtuesit e caktuar nga Veliaj dhe i zevendesoi rrufeshem ata te tjere si dhe beri shkarkimin e Veliajt me pas me vendim te Keshillit Bashkiak per ta pasur ne grushtin e tij Bashkine e Tiranes.Fakti qe Veliaj pas rimarrjes se fuqise formale per te vepruar i shkarkoi dhe rivendosi njerezit e tij provon qartazi rolin e interesin e Rames per te arrestuar Veliajn.
Se katerti.
Pretendimi i sponsorizuar fort nga Rama per rolin e opozites ne arrestimin e Veliajt eshte mashtrim.Akuzat e bera nga SPAK kunder Veliajt nuk reflektojne asnje nga kerkesat apo kallzimet e bera nga opozita kunder tij. Keto akuza qe i jane bere jane thjesht nje sebep juridik i stisur nga SPAK per te arrestuar Veliajn per llogari te Rames.
Se pesti.
Kercenimet e Rames te trasmetuara nga Gogu i kerkojne Veliajt te pranoje organizimin e protestave dhe kryerja veprimtarise antishteterore prej tij.
Rama ne se ka fakte e prova ka detyrimin ti kallzoje ato ne SPAK dhe nuk ka asnje te drejte te hyje ne pazare politike me sjellje e kercenime mafioze.
Se gjashti.
Veliaj tregon publikisht se Rama ka urdheruar trasferimin e tij si dhe kontrollin e vizitave deri dhe shtruarjen ne spital.Ç’pune ka Kryeministri qe shkel ligjin ne menyre skandaloze dhe merret personalisht me nje te paraburgosur kur ligji percakton qarte se kush e ka kete pergjegjesi
Se shtati.
Organizimi ushtrise mediatike, ku te gjithe sahanlepiresit e djeshem po akuzojne Veliajn se nuk ka denuar dhe folur per gjoja demet qe ka pesuar Tirana gjate protestave por ka lene te kuptoje se i mbeshtet ato si dhe pershendetja e largimit te Vuçiç, jane thjesht krijimi i alibive bajate te Rames per te shtuar presionin mediatik dhe per te stisur akuza te reja ndaj Veliajt e per ta mbajtuar ate nen shantazh.
Se teti.
Gazetare te Rames po kerkojne e sugjerojne me insistim qe Veliaj te vetshpallet kundershtar politik i Rames ne menyre qe te krijojne alibine se çdo akuze eventuale e Veliajt te konsiderohet nje sulm politik dhe jo pergjegjesi reale penale e Rames.
Perfundime:
Rama nuk ka hezituar te ndermarre veprime te trasha, te hapura dhe te stilit mafioz per te izoluar Veliajn dhe per te rimarre totalisht ne duart e tij Bashkine e Tiranes ku levizin interesa shume te medha ekonomike dhe per ta plaçkitur ate i pa penguar nga askush.
SPAK ka vepruar me regji te Rames duke bere akuza ndaj Veliajt qe i sherbejne vetem Rames per izolimin e tij duke shmangur akuzen per inceneratorin ku eshte edhe Rama brenda.
SPAK duke mos reaguar per aferen flagrante Gogu- Rama tregon me se miri se ky eshte vazhdim i skenarit te konsumuar ndaj Veliajt me urdher dhe per llogari vetem te Rames.
Gjithshka ka ndodhur e po ndodh ka lidhje vetem me shantazhimin e Veliajt per te mos folur kunder Rames dhe evitimin me cdo mjet qe te mos ndodhe ajo qe ndodhi me Ahmetajn..