Maran “fshin” Jasir Asanin te Shqipëria? Ja përgjigjja e trajnerit që “tremb” ish-sulmuesin e Partizanit
Ditën e sotme, Kombëtarja ka publikuar listën e përpiluar nga trajneri Rolando Maran për ndeshjet e Ligës së Kombeve gjatë muajt nëntor. Në listë, mungonte emri i sulmuesit Jasir Asani, ndërsa Maran u “ngacmua” për këtë temë gjatë prononcimit para mediave.
Ajo që ra në sy ishte se “timonieri” i Shqipërisë për asnjë moment nuk e identifikoi apo ta cekte në emër, ish-sulmuesin e Partizanit, ndonëse pyetja ishte direkte për Asanin, duke lënë “hije” dyshime mbi raportin mes tyre.
“Në fakt, përgjigja e pyetjes, është pak a shumë e ngjashme me atë që thashë për Tucin, e cila vlen edhe për lojtarë të tjerë. Sigurisht që janë në vëmendjen tonë. Te kjo listë kam dashur të jap vazhdimësi lojtarëve që me kanë dhënë besim edhe më kanë pëlqyer në ndeshjet e kaluara”, reagimi i Maran.


