Integrimi/ Tre kapituj të tjerë drejt fazës së fundit të mbylljes, sot diskutohen në Bruksel
Tre kapituj të tjerë të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian po shkojnë drejt mbylljes. Shqipëria është pika e tretë në rendin e ditës të mbledhjes së Grupit të Punës për Zgjerimin, të njohur si COELA, e planifikuar në orën 10:00 në Bruksel.
Tre kapituj të tjerë të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian po shkojnë drejt mbylljes. Shqipëria është pika e tretë në rendin e ditës të mbledhjes së Grupit të Punës për Zgjerimin, të njohur si COELA.
Burime bëjnë me dije se vendet anëtare do diskutojnë qëndrimet për kapitullin 7, që mbulon të drejtën e pronësisë intelektuale, kapitullin 6 për të drejtën e shoqërive tregtare dhe kapitullin 13 për peshkimin dhe akuakulturën.
Pas diskutimeve në grupin e punës, çështja e mbylljes së tre kapitujve kalon në COREPER, ku takohen ambasadorët e 27 vendeve anëtare pranë BE-së. Ata përgatisin opinionin që duhet të marrë miratimin unanim të vendeve anëtare në Këshillin e BE-së. Më pas, mbyllja e përkohshme e kapitujve formalizohet në Konferencën Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Shqipëria ka mbyllur deri tani përkohësisht katër kapituj. Udhërrëfyesi i Komisionit Europian parashikon që nga 31 kapitujt e mbetur, gjashtë të mbyllen deri në fund të këtij viti, dhjetë në gjysmën e parë të vitit 2027 dhe 15 në gjysmën e dytë.


