Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve
Erion Veliaj ka kallëzuar për shpërdorim detyre drejtoreshën e përgjithshme të burgjeve.
Mësohet se Veliaj e ka bërë kallëzimin në Prokurorinë e Tiranës, teksa si argument ngre mënyrën e transferimit të tij nga paraburgimi i Durrësit në Fier.
Po ashtu mbrojtja ka kërkuar urdhrin e transferimit, por nuk e ka marrë, me argumentin tashmë të ditur, që sipas Drejtorisë së Burgjeve se është sekret.


