Bota

Tragjedi në Tajlandë, zjarri në një ndërtesë në Phuket shkakton 11 viktima dhe 17 të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tajlandë, ku 11 persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një zjarri që përfshiu një ndërtesë në Phuket.

Flakët përfshinë ndërtesën, duke shkaktuar panik mes personave që ndodheshin brenda saj. Ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë për shuarjen e zjarrit, si dhe për nxjerrjen e personave të bllokuar.

Të plagosurit u transportuan në spitalet përreth për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Autoritetet tajlandeze kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe rrethanat e kësaj tragjedie.