Makina përplaset me motorin në aksin Tiranë-Durrës, një i plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje, rreth orës 07:00, në aksin Tiranë-Durrës, ku një automjet është përplasur me një motomjet.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, shtetasi R. F., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi E. K., i cili pas aksidentit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


