Aktualitet

Defekt në shtyllën e tensionit të lartë, disa zona në Pogradec mbeten pa drita

Një pjesë e lagjes nr. 1 në Pogradec dhe disa zona të Njësisë Administrative Buçimas kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të punimeve për riparimin dhe sistemimin e një shtylle të tensionit të lartë.

Sipas informacioneve të marra, disa ekipe të OSHEE-së ndodhen në terren dhe punimet pritet të përfundojnë brenda dy orësh.

Në disa zona ka pasur edhe mungesë e ujit të pijshëm por së fundmi është rikthyer.