Së bashku për buzëqeshjet e fëmijëve: 8 karroca të personalizuara për Qendrën Jonathan
Në një akt solidariteti dhe mbështetjeje për fëmijët me sindromën Down, ABI Bank, përmes platformës Smile, sëbashku me Credins Bank kanë dhuruar 8 karroca tëpersonalizuara për fëmijët e Qendrës Jonathan, duke sjellë njëndihmë konkrete që synon përmirësimin e lëvizshmërisë, autonomisë dhe cilësisë së jetës së tyre të përditshme.
Ceremonia e dorëzimit të karrocave u zhvillua në ambientet e Qendrës Jonathan, në prani të përfaqësuesve të institucionevepartnere, stafit të qendrës, prindërve dhe fëmijëve përfitues. Karrocat janë përshtatur sipas nevojave specifike të secilitfëmijë, duke ofruar komoditet dhe mbështetje të personalizuarqë do t’i ndihmojë ata në aktivitetet e përditshme dhe nëprocesin e zhvillimit të tyre.
Përmes kësaj nisme, ABI Bank konfirmon angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të komuniteteve në nevojë dhe nëpromovimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse, ku seciliindivid ka mundësi të barabarta për të jetuar dhe zhvilluarpotencialin e tij.
Në emër të ABI Bank dhe të Drejtorit të Përgjithshëm dheaksionerit, z. Andi Ballta, Drejtorja e Rrjetit të Degëve, Marinda Kalemi, shprehu kënaqësinë dhe krenarinë që banka ka përmbështetjen e kësaj nisme me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e fëmijëve dhe familjeve të tyre.
“Dhurimi i karrocave të personalizuara për fëmijët në QendrënJonathan është një nismë që shkon përtej mbështetjes materiale. Ajo kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së përditshmetë këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre. Për këtë arsye, mbështetja e grupeve në nevojë, promovimi i barazisë sëmundësive dhe qëndrimi pranë komuniteteve ku operojmë janëpjesë e pandashme e angazhimit tonë social.
Nisma të tilla kanë një rëndësi të veçantë sepse ndihmojnë nëndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse, ku çdo fëmijë kamundësinë të zhvillohet dhe të ndihet i mbështetur. ABI Bank do të vazhdojë të jetë pranë komunitetit përmes projekteve dhepartneriteteve që sjellin vlerë,” u shpreh Kalemi.
Përfaqësuesit e Qendrës Jonathan falënderuan Abi Bank dhepartnerët e tjere për kontributin e dhënë, duke theksuar se pajisjetë tilla luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e përditshmërisë së fëmijëve dhe në lehtësimin e sfidave me tëcilat përballen familjet e tyre.
Kjo nismë është një shembull i bashkëpunimit mesinstitucioneve financiare dhe organizatave komunitare për tëkrijuar ndikim pozitiv dhe të qëndrueshëm në shoqëri.


