Aktualitet

SPAK kërkon rikthimin në burg të Jorgo Goros: I kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë!

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro do të duhet të rikthehet në qeli 7 muaj pas lirimit.

Pas dënimit të tij nga Gjykata e Apelit me 2 vite burg, (1 vit e 4 muaj me gjykim të shkurtuar), SPAK ka llogaritur paraburgimin dhe ka konkluduar se Goros i kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë burg për të shlyer.

Prokurori Elvin Gokaj ka nxjerrë të hënën urdhrin e ekzekutimit, ndërsa ende policia nuk e ka ekzekutuar, shkruan shqiptarja.

Reagimi i mbrojtjes së ish-Kryebashkiakut Goro i cili ka depozituar sot kërkesën për revokim të urdhrit të ekzekutimit të SPAK. Sipas mbrojtjes Goro e ka shlyer dënimin me kohën e paraburgimit.