Aktualitet

Vlorë/ U rrëzua nga ballkoni i një pallati shumëkatësh, i mituri humb jetën pas dëmtimeve të shumta

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një i mitur ka rënë nga ballkoni i një pallati shumëkatësh, dyshohet nga kati i katërt, në zonën e Skeles.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, të cilat e kanë transportuar 5-vjeçarin drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por djali ka humbur jetën në spital.

Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e fëmijës ishte shumë e rëndë, për shkak të dëmtimeve të shumta të marra nga rënia dhe fatkeqësisht s’ka mundur të mbijetojë.