Sport

‘Luftë’ për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë/ Shpërthen dhuna në Bylis B-Oriku, shoqërohet futbollisti

Sfida e vlefshme për të përcaktuar kreun e renditjes, në fundin e pjesës së parë, u ndërpre gjatë për shkak të dy kartonëve të kuq. Sulovari i vendasve dhe Bruno Telushi i miqve lanë lojën dhe iu drejtuan dhomave të zhveshjes. Atje ku shpërtheu një sherr masiv. Për pasojë ndërhyri policia, e cila me forcë shoqëroi Bruno Telushin, futbollistin e Orikut që me herët ka qenë edhe pjesë e Partizanit.

Në fund ndeshja përfundoi 0-2 në favor të Orikut, që javën e ardhshme do të luajë finalen e madhe me Butrintin, për t’u ngjitu në kategorinë e parë. Sarandiotët nga ana tjetër fituan 4-2 kundër Partizanit B.