Aktualitet

Rokadë drejtuesish në Durrës/ Socialisti që u bë demokrat emërohet drejtori i ri i burgut, Ilir Ngresi jep dorëheqjen si kreu i IMT-së!

Serjan Mazrreku është emëruar drejtori i ri i burgut në Durrës.

Mazrreku zëvendëson në këtë detyrë Edmond Llabanin, i cili ka qenë i komanduar si drejtor i Burgut të Durrësit që prej 15 janarit dhe ndërroi jetë në fillim të këtij muaji, pas një sëmundjeje të rëndë.

Mazrreku njihet gjithashtu për lëvizjen e tij politike që kreu në vitin 2021 duke lënë Partinë Socialistedhe duke iu bashkuar Partisë Demokratike, një kapërcim momental i cili mesa duket nuk zgjati shumë duke e rikthyer këtë emër në fushtatën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit.

Gjithashtu mësohet se Ilir Ngresi ka dhënë dorëheqjen ende pa bërë 3-muaj në pozicionin si Drejtues të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT).

Gjatë muajve të fundit, Ngresi u përball edhe me situata të forta kundërshtimi publik.

Në shkurt, ai u vu në qendër të reagimeve të banorëve të qendrës historike të qytetit, të prekur nga projekti TID Durrës, të cilët e akuzuan për firmën në shkresën që kërkonte largimin vullnetar nga banesat brenda afateve të përcaktuara.

Dorëheqja e tij vjen pas një periudhe të shkurtër, por të shoqëruar me sfida, ndërsa mbetet për t’u parë se kush do të marrë drejtimin e IMT Durrës në vijim, në një kohë kur aksionet në terren për lirimin e hapësirave publike vazhdojnë.