Politikë

Nis protesta e PD, Berisha niset nga selia blu drejt kryeministrisë

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë nga selia blu dhe është drejtuar tashmë drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për t’iu bashkuar pjesës tjetër të militantëve.

Me daljen e Berishës, protesta konsiderohet zyrtarisht e hapur.

Skenari i sotëm pritet të jetë një rikthim te marshimi i protestuesve, megjithëse nuk dihet ende itinerari që do të ndiqet. Në marshime të kaluara, protestuesit e PD kanë shfaqur revoltën e tyre ndaj disa institucioneve, ndërsa për ditën e sotme është marrë leja në polici për një tubim që do të nisë në orën 19:00 në sheshin para Kryeministrisë.